Politike

Shoqërimi i Belerit në polici, Dule: U mor me urdhër të Ramës, prej një jave ka gjuhë urrejtje ndaj tij

Po ashtu ai shtoi se prej një jave Rama ka nisur sulme me një gjuhë urrejtje ndaj Belerit. 

12 Maj 2023, 07:18 Nga I.A
Shoqërimi i Belerit në polici, Dule: U mor me urdhër të
Vangjel Dule

HIMARË- Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule ka folur pas shoqërimit të kandidatit të opozitës për zgjedhjet lokale në Himarë Fredi Belerit nga policia. Për mediat, Dule u shpreh se Beleri u mor në polici me urdhër të kryeministrit Edi Rama. Po ashtu ai shtoi se prej një jave Rama ka nisur sulme me një gjuhë urrejtje ndaj Belerit. 

"Pas një jave delirumi, gjuhë urrejtje, përçarjeje, stigmatizimi të Kryeministrit Rama kundër kandidatit të ‘Bashkë Fitojmë’ në Himarë,  me urdhër të tij forca policore rrëmbyen në qendër të qytetit rrëmbyen z. Beleri dhe avokatin avokatin e tij. Ata sapo kishin dalë nga një darkë. Akt i paprecedentë dhe i pashpjegueshëm nga çdo optikë demokratike, një fenomen që ka lidhje me regjimet totalitare. Të lirohet menjëherë z. Beleri, të garantohet vota dhe Rama të heqë dorë një herë e mirë nga përpjekja për të tjetërsuar vullnetin e sovranit", tha Dule.

 

vangjel dule fredi beleri arrestohet fredi beleri

Sondazh

Poll