Bota

SHBA merr vendimin për të transferuar në Ukrainë pasuritë e konfiskuara ruse, Kremlini e kritikon

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Shtetet e Bashkuara "vodhën" paratë dhe se vendime të tilla "do ta godasin atë si një bumerang.

11 Maj 2023, 16:05 Nga f.i
SHBA merr vendimin për të transferuar në Ukrainë
foto ilustruese

SHBA- Prokurori i Përgjithshëm i Shteteve të Bashkuara Merrick Garland ka autorizuar transferimin e parë të fondeve të sekuestruara nga oligarkët rusë për të ndihmuar Ukrainën. Ky vendim është kritikuar nga Kremlini, duke thënë se është i paligjshëm dhe do t'i kthehet mbrapsht Uashingtonit, shkruan CNN.

Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland tha se ishte transferimi i parë amerikan i fondeve ruse të sekuestruara për të rindërtuar Ukrainën, por nuk do të ishte i fundit. Ndërkohë i pyetur për rastin, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se Shtetet e Bashkuara "vodhën" paratë dhe se vendime të tilla "do ta godasin atë si një bumerang.

Peskov tha se lëvizje të tilla kërkojnë një përgjigje, por nuk tha se çfarë veprimesh mund të ndërmarrë Rusia. Ai tha se nuk kishte asnjë mundësi për ta kundërshtuar atë përmes një padie në SHBA, sepse "ne nuk kemi mundësi të mbrojmë të drejtat tona në gjykatë".

Në qershor, miliona u sekuestruan nga një llogari bankare amerikane që i përkiste oligarkut rus Konstantin Malofeyev, të cilit SHBA i vendosi sanksione në prill “për shkak se kishte vepruar ose pretenduar të vepronte për ose në emër, drejtpërdrejt ose tërthorazi” të qeverisë ruse, tha në atë kohë Departamenti.

lufta ne ukraine

Sondazh

Poll