Bota

U sëmur keq, 60 zjarrfikës transportojnë nga banesa në ambulancë gruan obeze 391 kg në Francë

Gruaja kishte refuzuar më parë çdo ndihmë mjekësore.

11 Maj 2023, 15:20 Nga a.l
U sëmur keq, 60 zjarrfikës transportojnë nga banesa në
Francë

FRANCË- Një grua obeze është evakuuar dje nga shtëpia e saj për arsye shëndetësore. Ajo ka nënshtetësi amerikane dhe ka jetuar në qytetin francez Stenay në Meuse, afër kufirit me Belgjikën, për 20 vjet. Gruaja kishte refuzuar më parë çdo ndihmë mjekësore.

Të paktën 60 persona kanë mbërritur në vendngjarje për të kryer operacionin e planifikuar prej disa muajsh. Një ambulancë speciale për personat obezë u thirr nga Belgjika dhe u përdor për të transportuar gruan, shkruajnë mediat e huaja. 

“Një ndërhyrje e këtij lloji, me kaq kompleksitet, nuk ka ndodhur kurrë më parë në Francë”, tha për France 3, Bernard Burckel, një anëtar i qeverisë lokale. 

Operacioni zgjati një orë. Muret dhe tavanet e shtëpisë duhej të prisheshin për të nxjerrë gruan jashtë dhe për t'u transferuar në një spital në Nancy. Disa rrugë në zonë janë rrethuar.

france

Sondazh

Poll