Bota

Mori pjesë në një protestë në New York për të rritur pagën e kamarierëve, vihet në pranga aktorja Susan Sarandon

Mediat e huaja raportojnë se, aktorja 76-vjeçare ishte një nga tetë aktivistët e One Fair Wage që u vu në pranga. 

11 Maj 2023, 15:55 Nga a.l

 

Mori pjesë në një protestë në New York për të
Susan Sarandon

 

SHBA- Aktorja Susan Sarandon është arrestuar pasi mori pjesë në një protestë në New Jork në Albany për të rritur pagën minimale për punëtorët e restoranteve me bakshish. Mediat e huaja raportojnë se, aktorja 76-vjeçare ishte një nga tetë aktivistët e One Fair Wage që u vu në pranga. 

Gazetarja e Spectrum 1 Albany, Kate Lisa, ndau gjithashtu një video në Twitter që tregonte aktivistët, duke përfshirë ish-kandidaten e nën-guvernatorit të Nju Jorkut, Ana Maria Arcila në hyrje të Kapitolit të shtetit duke brohoritur vazhdimisht, “Një pagë e drejtë ! ».

Ligjvënësit e shtetit të Nju Jorkut po përgatiten të rrisin pagën minimale në 17 dollarë në orë, megjithëse punëtorët e restoranteve me bakshish janë të përjashtuar nga ky ligj i ri.

susan sarandon

Sondazh

Poll