Bota

Gjykata urdhëron lirimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit pakistanez Imran Khan

Gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të Khan.

11 Maj 2023, 15:33 Nga f.i
Gjykata urdhëron lirimin e menjëhershëm të ish-kryeministrit
Imran Khan

PAKISTAN- Gjykata e Lartë e Pakistanit ka vendosur se arrestimi i ish-kryeministrit Imran Khan, i akuzuar për korrupsion këtë javë ishte i paligjshëm. Gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të Khan, shkruajnë mediat e huaja.

Të mërkurën Khan u padit me akuzat se ai shiti në mënyrë të paligjshme dhurata shtetërore gjatë mandatit të tij të kryeministrit, në një çështje të ngritur nga Komisioni Zgjedhor. Ai i mohoi akuzat dhe tha se i kishte përmbushur të gjitha kërkesat ligjore.

Ndërkohë afërsishtt 2,500 njerëz janë arrestuar deri më tani dhe 11 persona kanë mbetur të vrarë dhe dhjetëra të plagosur, pasi mbështetësit e Khan u përleshën me policinë në disa qytete. Mbështetësit e PTI-së kanë sulmuar institucionet ushtarake dhe u kanë vënë flakën disa ndërtesave dhe aseteve të tjera shtetërore.

kryeministri i pakistanit imran khan

Sondazh

Poll