Bota

Shpërthim në një ndërtesë apartamentesh në Gjermani, 12 të plagosur

Dyshohet se një prej banorëve ka përdorur një objekt të paidentifikuar për të shkaktuar shpërthimin.

11 Maj 2023, 15:01 Nga f.i
Shpërthim në një ndërtesë apartamentesh në
Pamje nga vendngjarja

GJERMANI- Një shpërthim i fortë ka ndodhur në qytetin perëndimor të Gjermanisë Ratingen, ku si pasojë 12 persona kanë mbetur të plagosur. Ndër personat e lënduar janë dhjetë zjarrfikës dhe dy policë, raportojnë mediat e huaja.

Zjarrfikësit dhe policia u thirrën në ndërtesë në mëngjes pasi u ngritën shqetësimet nga dy banorë.

Policia tha se operacioni ishte në vazhdim dhe nuk mund të jepte menjëherë detaje të tjera. Autoritetet nuk e kanë përjashtuar mundësinë e një sulmi të synuar. Dyshohet se një prej banorëve ka përdorur një objekt të paidentifikuar për të shkaktuar shpërthimin.

shperthim ne ndertese ne gjermani 12 te plagosur

Sondazh

Poll