Bota

Milatoviç takohet nesër në Presidencë me Gjukanoviç, në fokus procedura e dorëzimit të detyrës

Milatoviç fitoi me 60 përqind të votave ndaj Gjukanoviç në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën më datë 2 prill. 

11 Maj 2023, 15:41 Nga a.l
Milatoviç takohet nesër në Presidencë me
Jakoc Milatoviç

MAL I ZI- Presidenti i sapozgjedhur i Malit të Zi, Jakov Milatoviç do të zhvilloje nesër një takim me kreun e shtetit në largim, Milo Gjukanoviç. Mediat vendase raportojnë se takimi do të mbahet në Presidencë, ku do të zhvillohet procedura e dorëzimit të detyrave ndaj presidentit të ri.

Ky është takimi i parë nga dy takimet e planifikuara në këtë nivel, para inagurimit të Milatoviçit të shtunën më 20 maj, në Kuvendin e Malit të Zi. Milatoviç fitoi me 60 përqind të votave ndaj Gjukanoviç në raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale që u mbajtën më datë 2 prill. 

jakov milatovic

Sondazh

Poll