Bota

GODITET 'karteli' në Serbi- 13 të arrestuar/ Sillnin kokainë nga Amerika e Jugut nëpër Europë...mesazhet e SKYECC zbërthyen grupin

Gjatë procedurës para hetimore janë grumbulluar prova që kanë të bëjnë me përdorimin e aplikacionit Sky ECC, por edhe nga vende të tjera ku është shitur droga, kryesisht nga Franca.

11 Maj 2023, 15:48 Nga k.m.
GODITET 'karteli' në Serbi- 13 të arrestuar/ Sillnin
Pamje nga aksioni

SERBI- Aksion anti-drogë në Serbi. Mediat serbe kanë bërë me dije se sot janë prangosur 13 persona, të identifikuar me iniciale, të cilët akuzohen për shpërndarjen e lëndëve narkotike. Ky grup i organizuar kriminal, i cili përbëhet nga 20 persona, dyshohet se është i përfshirë në tregtinë ndërkombëtare të drogës. Përkatësisht, organizatorët dhe anëtarët e këtij grupi të organizuar kriminal dyshohet se gjatë vitit 2020 kanë marrë pjesë në prokurimin dhe transportimin e më shumë se 6 tonë kokainë nga Amerika e Jugut drejt vendeve të Evropës Perëndimore dhe Republikës së Serbisë.

Gjatë procedurës para hetimore janë grumbulluar prova që kanë të bëjnë me përdorimin e aplikacionit Sky ECC, por edhe nga vende të tjera ku është shitur droga, kryesisht nga Franca. Në territorin e Serbisë, 13 personave u është hequr liria, 2 personave që u është prerë urdhër-arresti janë aktualisht në burg duke vuajtur dënimin për vepra të tjera penale. Në shkurt 2022, po ky grup i organizuar kriminal, i cili vepronte edhe në zonën e Karaibeve të Arubës, kontraktoi një pagesë prej 4.5 milionë eurosh për vetëm një dërgesë droge. Megjithatë për këtë rast, nuk dihet se ku ka përfunduar. 

serbi

Sondazh

Poll