Bota

E quajti Putin fashist në rrjete sociale, mësuesi i historisë në Rusi dënohet me 5.5 vite burg

Kur Rusia u përgjigj me sulme me raketa kundër qyteteve të Ukrainës, ai e quajti atë hakmarrje e fashizmit të Putinit për urën e Kerçit.

11 Maj 2023, 15:10 Nga a.l
E quajti Putin fashist në rrjete sociale, mësuesi i historisë
Nikita Tushkanov

RUSI- Një ish-mësues i identifikuar me emrin Nikita Tushkanov 29 vjeç është dënuar me 5. 5 vite burg pasi ai komentoi në rrjete sociale kundër presidentit Vladimir Putin dhe fashizmin rus në Ukrainë. 

Tushkanov i bëri postimet tetorin e kaluar pas bombardimit të urës së Kerçit që lidh Rusinë me Krimenë, një sulm i madh për të cilin Moska fajësoi Ukrainën. Kur Rusia u përgjigj me sulme me raketa kundër qyteteve të Ukrainës, ai e quajti atë hakmarrje e fashizmit të Putinit për urën e Kerçit.

E fejuara e tij Alexandra Koçanova tha se çështja e tij gjyqësore kishte zgjatur jo më shumë se 10 minuta para gjykatësve ushtarakë dhe se ai do të apelonte. Kur u pyet nëse i kishte shkruar postimet, Koçanova tha se pavarësisht se i dinte rreziqet, ai tha se këto ishin parimet e tij dhe i shprehu publikisht, shkruajnë mediat e huaja. 

Oficerët e shërbimit rus të sigurisë FSB arrestuan Tushkanovin në shtëpinë e tij në qytetin Syktyvkar më 7 dhjetor. 
Sipas Mediazona, Tushkanov u pushua në vitin 2021 nga puna e tij si mësues historie në një qytet të vogël në Uralet veriore për organizimin e një proteste në mbështetje të liderit të opozitës të burgosur Alexei Navalny.  Rusia prezantoi ligje të reja për censurën pasi nisi luftën e saj kundër Ukrainës vitin e kaluar. 

lufta ukraine-rusi nikita tushkanov

Sondazh

Poll