Politike

Sulmi ndaj Fredi Belerit, Rama 'lëshon' fjalorin: Maskara! Ai akuzohet për maskarën e Peshkëpisë, do helenizojë Himarën

Më pas, kaloi në ofendime personale duke e cilësuar si një analfabet funksional.

9 Maj 2023, 22:02 Nga k.m.
Sulmi ndaj Fredi Belerit, Rama 'lëshon' fjalorin: Maskara! Ai
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka reaguar ashpër ndaj kandidatit të koalicionit Berisha-Meta në Himare, Fredi Belerit. Pas intervistës që ky i fundit dha për mediat greke, Rama në emisionin "Top Story" nuk e kurseu fjalorin për të duke i kujtuar edhe akuzat për masakrën e Peshkëpisë, edhe pse ai është shpallur i pafajshëm për ngjarjen. Më pas, kaloi në ofendime personale duke e cilësuar si një analfabet funksional.

"Është analfabet funksional dhe kërkon që të ndezë në Himarë një zjarr dhe këta ia japin pishtarin në dorë. Ai thotë më gjithë mbështetjen e partive politike në Greqi, do helenizojë Himarën. Kjo është e paimagjinueshme. Prandaj them unë që kjo është faqja e zezë e Shqipërisë. Jo sepse e them unë po sepse mbasi marrin një damkë që nuk shlyhet kurrë nga aleati më i madh i Shqipërisë. Të vetmen gjë që kanë në dorë është që të mos lejojnë që më firmën e tyre, mbështesin personin që ka qenë i dyshuar për vrasje të ushtarëve shqiptarë në Peshkëpi. Ka pasur edhe dënime. Këta e marrin dhe e mbështesin. Kjo tregon se çfarë faqezinjsh janë këta. Do vëjë në vend ai maskara padrejtësitë e 60 viteve. Ai është njeriu që kur unë kam bërë një punë të madhe për pronat e himariotëve, ky i thoshte që po e rregulloi Edi Rama këtë ne nuk kemi shans që ta marrim më Himarën. Nuk është çështje opinionesh në këtë rast është faqe e zezë e një vule në ballë,"- tha në fjalën e tij kreu i qeverisë.

edi rama fredi beleri zgjedhjet lokale 14 maj 2023

Sondazh

Poll