Politike

Futja në PS, Rama: Fatos Nano e kuptoi vonë rrezikun tek unë

Edi Rama tha se futja e tij në Partinë Socialiste lidhet vetëm me Fatos Nanon, i cili më vonë ndjeu rrezikun nga influenca e tij në PS.

9 Maj 2023, 21:27 Nga k.m.
Futja në PS, Rama: Fatos Nano e kuptoi vonë rrezikun tek unë
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka treguar sesi arriti të bëhej protagonist dhe merrte në dorë frenat e Partisë Socialiste, edhe pse për shumë kohë nuk kishte qënë pjesë e forcës politike. Në fjalën e tij, gjatë emisionit "Top Story", Edi Rama tha se futja e tij në Partinë Socialiste lidhet vetëm me Fatos Nanon, i cili më vonë ndjeu rrezikun nga influenca e tij në PS.

"Futja ime në PS lidhet me 2 njerëz, me Fatos Nanon dhe me mua. Me Fatos Nanon që kishte dëshirën dhe instiktin, që të kombinonte prurjen e partisë që ai deri në atë moment nuk kishte pasur asnjë kontribut për shkak se hyri në burg. Nuk kishte as kohë dhe as mundësi që të merrej me çfarë do sillej nga jashtë. Unë e kam thelluar shumë zanafillën e nisjes time. Edhe unë kam marrë shumë persona në PS. Unë nuk mendoj që Tosi do zgjidhte pasardhësin, pasi kishte marrë shumë njerëz, kishte marrë Ben Blushin. Rrezikun tek unë e lexoi mendoi unë. Kur u bëra kryetar bashkie, popullariteti im u bë shumë i madh sepse identifikohesha si njeri që po bëja shumë për Tiranën. Ishte shumë e qartë për mua ose do lija bashkinë, ose të merrja partinë. Kisha pranë njerëz vetëm 2 persona,"-tha Edi Rama.

edi rama

Sondazh

Poll