9 Maj 2023, 20:31
Nga F.M
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të mbledhë Kuvendin për rritjen e pagave pasi nuk ka respekt për qytetarët. Në fjalën që mbajti para qytetarët, në vijim të fushatës së zgjedhjeve lokale të 14 majit, Berisha th se Rama ka ka vjedhur Shqipërinë, ka vjedhur Korçën me Filen dhe Peleshin më shumë se çdo regjim tjetër. Sipas tij, kryeministri me Ballkanin e Hapur, ka shkatërruar të gjithë prodhimin vendas.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Edi Rama nuk ka respekt, nuk do t’ia dijë se ekzistojnë qytetarët, ndaj kalon nga sheshi në shesh me një fjalor përçmues për çdo qytetar. Me mendjen e tij, me atë trashëgimi që ka, ai thotë se kështu e meritojnë, se këta i hanë edhe këto e ato.
Por jo, jo. Erdhi koha tani për t’i dhënë atij ndëshkimin që meriton. Edi Rama ka vjedhur Shqipërinë, ka vjedhur Korçën me Filen dhe Peleshin më shumë se çdo regjim tjetër. Ka vjedhur dhe ka abuzuar miliarda e miliarda euro. Ka braktisur tërësisht fshatin shqiptar. Ndaluni pak, shpalli 100 fshatrat. Ku shkuan paratë? Te miqtë e tij? Ku janë 100 fshatrat? Janë vetëm fshatrat e miqve të tij. Fshati u braktis. Unë njoh miq të mi, prenë plantacionet e mollëve, erdhën në Tiranë ose ikën në emigracion. Se na doli me Ballkanin e Hapur ky vasali i Vuçiçit. Do hapë doganat për të shkatërruar prodhimet tuaja. Edi Rama i ka të numëruara kohërat. Edhe sot, mediat amerikane sjellin të dhëna që e tronditin atë gjithnjë e më shumë. Flet për Amerikën njeriu që i korruptoi SHBA-ve, njërin nga njerëzit më kryesorë të sigurisë së tyre, shefin e kundërzbulimit. Ju garantoj se është i pandashëm nga fati i McGonigal. Ky është McGonigal shqiptar dhe do të shkojë të vuajë burgun bashkë me të. Edi Rama nuk ka projekte, ka vetëm mashtrime. Premtoi rritje rrogash pasi opozita e demaskoi atë në mënyrën më të fuqishme për ngrirjen e rrogave, për varfërinë në rritje, për mosdhënien e ndihmës ekonomike atyre që e meritojnë. Doli me mashtrimin e radhës: do rris rrogat mesatare në 900 euro. Bëri një ligj, e solli në parlament dhe e mbylli parlamentin. E ftova, urdhër pasnesër të hapim parlamentin të votojmë ligjin. Por nuk vjen se është mashtrues. Ai nuk ka respekt për qytetarin. Ndaj dhe rëndësi kritike ka t’i japim atë që meriton më 14 maj. Frikë dhe tmerr nga vota e idealistëve, frikë dhe tmerr nga vota e opozitarëve. Kalon si sharlatan nga sheshi në shesh dhe u bën thirrje të mos merrni pjesë në votime. Kjo do mbetet në histori si një akt i turpshëm, sepse më 14 maj shqiptarët do marrin pjesë më shumë se kurrë në votime. Shqiptarët do votojnë ndryshimin, do votojnë Ledina Aliollin, do votojnë 1-shin, do votojnë të ardhmen e tyre.
sali berisha fushata 2023
Politike
9 Maj 2023, 20:16
F.M
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' ka ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që urdhëroi heq...
Politike
9 Maj 2023, 19:25
F.M
Erion Veliaj
TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vijon takimet lidhur me fushatën e zgjedhjeve lokale të 14 ...
Politike
9 Maj 2023, 19:11
k.m.
Sali Berisha
POGRADEC- Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar nga Pogradeci ku zhvilloi një takim me qytetarët, abuzimet e qeverisë me ...
Politike
9 Maj 2023, 19:06
F.M
Vangjel Anagnosti
FINIQ- Kreu i KZAZ nr. 91 në Finiq Vangjel Anagnosti ka dëmtuar materialet zgjedhore për garën e 14 majit. Videoja e ...
Politike
9 Maj 2023, 18:21
k.m.
Floriana Garo
TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar Policinë e Shtetit, se zyrtarë të saj janë të përfshirë n&...
Politike
9 Maj 2023, 18:18
k.m.
Pamje nga Lezha
LEZHË- Materialet për zgjedhjet lokale të 14 majit kanë mbërritur dhe po shpërndahen në Lezhë. ...
Politike
9 Maj 2023, 17:45
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Një prej arritjeve që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po promovon në fushatën ...
Politike
9 Maj 2023, 17:38
k.m.
Foto ilustruese
MALLAKASTËR- Pas rrënimit përfundimtar të Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës, n...
Politike
9 Maj 2023, 17:32
k.m.
Foto ilustruese
TIRANË- Koalicioni "Bashkë fitojmë" ka mbetur pa asnjë numërues votash në gati gjysmën e grupeve të...
Politike
9 Maj 2023, 17:23
Belind Këlliçi
Kandidati i opozitës për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi ka paditur në SPAK, drejtorin e...