Politike

'Do tmerrohesh ti dhe gjithë gratë dhe gocat'/ Rama komenton fotot NUDO: Më vinte plasja po të thoja 'është montazh'

Edi Rama ka theksuar se fotografitë ishin bërë kur ai ishte në Francë, në një plazh publik, i shoqëruar nga partnerja e tij, ndërsa shtoi se qytetarët i vlerësuan sinqeritetin.

9 Maj 2023, 21:45 Nga k.m.
'Do tmerrohesh ti dhe gjithë gratë dhe gocat'/ Rama komenton
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar historinë e publikimit të fotove të tij, nudo në plazh. Në një intervistë që ka dhënë për emisionin "TopStory", Edi Rama tha e morën në teledon dhe i bënë shantazh që të paguante për të mos i publikuar në prag të fushatës. Sipas tij, fotot ia kishin marrë nga makina dhe e shantazhuan në periudhën e fushatës. Rama ka theksuar se fotografitë ishin bërë kur ai ishte në Francë, në një plazh publik, i shoqëruar nga partnerja e tij, ndërsa shtoi se qytetarët i vlerësuan sinqeritetin.

Si e keni pritur momentin e publikimit të fotos nudo?

Rama: Kisha shqetësim, kisha një kuti me fotografi lloj-lloj. I kisha lënë në këtë bagazhin e makinës, se janë shumë i pavëmendshëm me gjërat. Një ditë të bukur, më bie telefoni, më thotë dikush, shiko se duhet të bëhesh gati se duhet të paguash se ke edhe fushatën para. Më tha përgatitu të paguash mirë. Më shqetësoi por thashë varja. Pas një periudhe kohe, 10-2 javë, më merr dhe më thotë që mos bëj bëj trimin se mos me pagu ti, do tmerrohen të gjithë gratë e gjithë gocat e gjithë familjet. Pata një flash se fotografitë, i kërkoj dhe nuk i gjej. Makina kishte shkuar në një remont kapital. E kisha një përgatitje. Lanë një zarf në një kuti postare. Nuk bëhej fjalë që unë të paguaja. Erdhi zarfi me këto, ishin lënë tek kutia postare e bashkisë. Më merr në telefon ajo organizuesja e bashkisë, e i thashë mos u shqetëso se nuk sheh për herë të parë. Më sugjeronin njerëzit që të thosha se ishte montazh. Por më vinte plasja që të gënjeja. Por kam pasur shumë besim tek shqiptarët, janë shumë të mprehtë. Tek kjo pjesë thoja çfarë është kjo? Nuk ishte e lehtë, se mendoja... Fotografitë e rritën diferencën. Shkova në një takim, ata të gjithë shpërthyen në duartrokitje, tek cepi ishte një nga këta kullerat, nja 20 vjeç. Më thotë: Lako je i modh. E kisha nda mendjen që do votoja për ty, e do doja të dëgjoja që ça do thoje për këtë. Se po të thoje që nuk jam unë, votën time ta kishe harru. Shqiptarët janë shumë të mprehtë dhe shumë të adaptueshëm. Votuesi shqiptar ka një shtresë njëherë të përgjithshme të votës të ndarë nga historia.

edi rama

Sondazh

Poll