ME VD- Ramës i 'shtohet malli' për Lulzim Bashën: Ma kujton Luçiano Boçi
Edi Rama ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kandidatin e koalicionit "Bashkë fitojmë", Luçiano Boçi, i cili garon për...
Edi Rama tha se fotoja nuk ishte instikt politik, por sqaroi se pamjet donte t'i kishte si provë për dhunimin e tij, në mënyrë që të mos kontestohej.
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka komentuar foton kur u dhunua në vitin 1997. Në fjalën e tij gjatë emisionit "Top Story", kryeministri Edi Rama tha se fotoja nuk ishte instikt politik, por sqaroi se pamjet donte t'i kishte si provë për dhunimin e tij, në mënyrë që të mos kontestohej.
"Arsyeja pse kam bërë fotografinë është sepse ishte janari i '97 sepse po përpiqesha të bëja firma për të kërkuar dorëheqjen e qeverisë së Aleksandër Meksit. Më parë ishte rrahur Servet Pëllumbi dhe gjaku i tyre ishte komentuar si bojë, e ishte pretenduar se nuk ishte rrahur. Duke u afruar tek hyrja ime, mua mu duk si një student i im por në fakt nuk ishte. Më lanë të shtrirë, duke menduar se mbarova. Gjeta forcë të çohesha. Të gjithë ishin në dritare dhe më shihnin. Shoku tjetër iku me vrap për t'i shpëtuar se ishin dy persona. Unë i bërtisja njerëzve; kështu do vdisni si qena, keni frikë. Me merr shoqja ime, pastaj vjen një person dhe më merr me veturë. Futem vetëm dhe i them shoqes shko lajmëro se nuk dihet se çfarë më ndodh. Aty kam dridhje të forta dhe filloj të ndjehem jo mirë. I them atyre çunave më ndaloni tek Petrit Kumi, fotografi. Sepse mendova çdo gjë mund të ndodhte. E bëra për dëshmi. Atje nuk dilja dot më. Kisha ndjesinë që duhet patjetër që të kisha një dëshmi. Pastaj shkova në spital.
Nuk kam dashur të jem pjesë e PD. Jam i larguari i parë nga PD pas 30-40 minutash. Në darkën që është formuar PD, unë kam shkuar dhe arsyeja e largimit ishte sepse ishin këta. Nga doktori tek të tjerët. Pyetja ime ishte se; çfarë bëni ju këtu? I kam thënë Ben Imamit, ai tipi atje do t'ju hajë të gjithëve. Pata ndjesinë që atje nuk kishte vend për mua dhe asnjë tjetër që ishte liberal,"-tha Rama.
Edi Rama ELBASAN- Kryeministri Edi Rama ka ironizuar kandidatin e koalicionit "Bashkë fitojmë", Luçiano Boçi, i cili garon për...
Sali Berisha TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se kryeministri Edi Rama nuk ka pranuar të mbledhë Kuvendin për rritjen e ...
Ilirjan Celibashi TIRANË- Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' ka ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që urdhëroi heq...
Erion Veliaj TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vijon takimet lidhur me fushatën e zgjedhjeve lokale të 14 ...
Sali Berisha POGRADEC- Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar nga Pogradeci ku zhvilloi një takim me qytetarët, abuzimet e qeverisë me ...
Vangjel Anagnosti FINIQ- Kreu i KZAZ nr. 91 në Finiq Vangjel Anagnosti ka dëmtuar materialet zgjedhore për garën e 14 majit. Videoja e ...
Floriana Garo TIRANË- Partia Demokratike ka akuzuar Policinë e Shtetit, se zyrtarë të saj janë të përfshirë n&...
Pamje nga Lezha LEZHË- Materialet për zgjedhjet lokale të 14 majit kanë mbërritur dhe po shpërndahen në Lezhë. ...
Foto ilustruese TIRANË- Një prej arritjeve që kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj po promovon në fushatën ...
Foto ilustruese MALLAKASTËR- Pas rrënimit përfundimtar të Kombinatit të Përpunimit të Thellë të Naftës, n...