Politike

KQZ urdhëroi heqjen e posterit dhe mbylljen e zyrave, koalicioni 'Bashkë Fitojmë' depoziton ankimimin: Po na shkaktoni dëme

BF bën me dije se më datë 08.05.2023, forcat e rendit kanë shkuar tek zyra politike në fjalë dhe kanë hartuar proces-verbalin për mbylljen e menjëhershëm të kësaj zyre, por që ky është një dëm i madh që i shkaktphet koalicionit në qytetin e Tiranës.

9 Maj 2023, 20:16 Nga F.M
KQZ urdhëroi heqjen e posterit dhe mbylljen e zyrave, koalicioni
Ilirjan Celibashi

TIRANË- Koalicioni 'Bashkë Fitojmë' ka ankimuar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që urdhëroi heqjen e posterave për zgjedhjet lokale dhe mbylljen e disa zyrave elektorale në zonën e Laprakës. Në shkresën e dërguar, 'Bashkë Fitojmë' argumenton se zyra politike e PD-së pranë Liceut Artistik, nuk është zyrë zgjedhore, por qendrore e njësisë nr. 2 në kryeqytet. Sipas BF-së, kjo zyrë është hapur para më shumë se dy vitesh dhe nuk është një zyrë e përkohshme elektorale.  

BF bën me dije se më datë 08.05.2023, forcat e rendit kanë shkuar tek zyra politike në fjalë dhe kanë hartuar proces-verbalin për mbylljen e menjëhershëm të kësaj zyre, por që ky është një dëm i madh që i shkaktphet koalicionit në qytetin e Tiranës.

Kërkesa:

Faktet, indiciet dhe provat ne disponimin tone, provojne ne menyre te qarte dhe te pakundershtueshme se vendimi i Komisionerit objekt ankimi ka ardhur ne kundershtim me realitetit e ngjarjeve dhe fakteve, ndaj vendimmarrja ka qene e vesuar e duhet kesisoj te konsiderohet nga KAS si vendime te marra ne kundershtime me kuadrin ligjor, frymen dhe germen e ligjit. Sikunder figuron edhe ne objekt, nje nga gabimet ndoshta materiale qe fi.guron ne vendimin nr. 452 te KSHZ, eshte mbyllja e zyres politike te PD prane Liceut artistik, e cila sherben jo si zyre zgjedhore, por si zyre qendrore e njesise nr. 2 Tirane te Partise Demokratike.

Pa dashur te jemi paragjykues, ne vleresojme se ky gabim mund te kete ardhur per shkak te mungeses se informacionit te mjaftueshem, gabim material apo njerezor nga ana e KQZ; Gjithsesi, mbetet fakt se kjo gje cenon funksionimin politik te deges se Tiranes, tek njesia nr. 2, per sa kohe kjo dege eshte e hapur atyre prej mbi 2-vitesh dhe nuk ka qellimin apo funksionimin e zyrave elektorale te perkohshme, por sherben per aktivitet te mirefillte politik te grupimit te PD qe ne keto zgjedhje e identifikon veten me Koalicion "Bashke Fitojme".

Ju bejme me dije se ne date 08.05.2023 forcat e rendit kane shkuar tek zyra politike ne fjale dhe kane hartuar proces-verbalin per mbylljen e menjehershem te kesaj zyre. Ky eshte nje demi madh qe poi shkaktohet koalicionit Bashke Fitojme ne qytetin e Tiranes. Nga ana tjeter, deshirojme te theksojme se nje pjese e mire e atyre zyrave mund te jane perpara se te caktoheshin qendrat respektive te votimit ne ato zona. Pasi qendrat e votimit perfundimtare jane caktuar, atehere nga distanca e krijuar ka krijuar problem me zyrat tona elektorale. Ne keto kushte, ne gjykojme se keto dispozita nuk duhet te zbatohen ne rastin e ketyre zyrave elektorale. Ndaj perfundimisht, bazuar edhe mbi argumentat qe i rezervojme vetes per t'i shtjelluar gjate seancave degjimore ne KAS, nga sa u argumentua me lart, Koalicioni "Bashke Fitojme".

bashke fitojme komisioni qendror i zgjedhjeve

Sondazh

Poll