Politike

Prezantimi me "ta hongsha zemrën"/ Guxon njeri që ta hapë derën tënde? Rama: U thashë prit ta filmojnë

Edi Rama tha se momenti ndodhi spontanisht dhe më pas vendosën që ta regjistronin.

9 Maj 2023, 21:42 Nga k.m.
Prezantimi me "ta hongsha zemrën"/ Guxon njeri që ta
Edi Rama

TIRANË- Kryeministri Edi Rama komentoi videon e xhiruar në zyrën e tij të këngës së fushatës elektorale për zgjedhjet lokale të 14 majit. I ftuar në “Top Story”, Edi Rama tha se momenti ndodhi spontanisht dhe më pas vendosën që ta regjistronin. Po ashtu komentoi edhe kohën kur këndonte në fushatë me "West Side Family".

PJESË NGA BISEDA: 

Rama: Kënga e fushatës tallava? Kush i bën këto komente nuk më njeh as mua, as historinë time. As di se sa unë e kam dashur gjithmonë këtë kulturën pop, që është e lidhur me popin modern, edhe me folkun dhe bashkimin e atyre të dyve. Unë kam pasur një kënaqësi shumë të madhe kur shkoja tek romët dhe kërceja me ta. Ka qenë shumë pjesë e imja këto. Nuk e kam bërë për fushatë këtë gjë. E kam bërë në fushatë por shumë më përpara se të mendoja se do të merresha me politikë. Kur kam qenë në vitet më të hershme. Janë dy shprehje të të njëjtit person, janë dy mënyra të të shprehurit. Këta që flasin më thonë mua tallava tallava janë njerëz që duken një kilometër larg që nuk dëgjojnë Bethoven. Nuk më intereson se çfarë thonë. Ka brenda vetes përpos mesazheve politike, ka edhe atë kënaqësinë e të qenit me njerëzit. Momenti i xhirimit të prezantimit të këngës së fushatës është një moment shumë i thjeshtë sepse ashtu ndodhi faktikisht. Sepse mora demo-n dhe ata personat janë në paradhomë, ndodhi që në momentin që po dëgjoja muzikën të tjerët hynë, e i thashë që lërë prit ta filmojmë.

Guxon njeri që ta hapë derën?

Rama: Po është asistentja ime, kur dëgjon muzikë i thërret njerëzit aty. Unë zgjedh sipas asaj që ndjej në një moment të caktuar. Kështu mund të jetë më mirë në këtë fushatë.

edi rama

Sondazh

Poll