Politike

VIDEO/ Kreu i KZAZ-së gris materialet zgjedhore në Finiq, përplaset me përfaqësuesin e opozitës

Anagnosti përfaqëson Enkelejd Alibeajn.

9 Maj 2023, 19:06 Nga F.M
VIDEO/ Kreu i KZAZ-së gris materialet zgjedhore në Finiq,
Vangjel Anagnosti

FINIQ- Kreu i KZAZ nr. 91 në Finiq Vangjel Anagnosti ka dëmtuar materialet zgjedhore për garën e 14 majit. Videoja e publikuar nga Syri TV, Anagnosti shihet se filmohet nga një person. Të dy bashkë flasin greqisht dhe nuk kuptohen se çfarë thonë, por Angnosti shihet që e godet njeriun që e filmon dhe i hedh telefonin.

Në Bashkinë e Finiqit, kreu i KZAZ nr. 91 për zgjedhjet vendore të 14 majit, Vangjel Anagnosti përfaqëson Enkelejd Alibeajn. Dëmtimi i materialeve zgjedhore është në shkelje të ligjit, por deri më tani nuk ka ndonjë njoftim për autoritetet në lidhje me këtë ngjarje.

Personi që e filmon është pjesë e koalicionit Bashkë Fitojmë.

enkelejd alibeaj vangjel anagnosti

Sondazh

Poll