Politike

Veliaj në Laprakë: Deri dje Berisha këtu varte xhaketën, do korrim fitore të thellë

Veliaj tha se me investimet e mëdha, e sidomos shkollat e ndërtuara në këto dy njësi, qytetarët kanë mjaftueshëm arsye të besojnë se në 14 Maj duhet të ecin vetëm përpara.

9 Maj 2023, 19:25 Nga F.M
Veliaj në Laprakë: Deri dje Berisha këtu varte xhaketën, do
Erion Veliaj

TIRANË- Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj vijon takimet lidhur me fushatën e zgjedhjeve lokale të 14 majit. Sot Veliaj ka zhvilluar një takim me banorët e Njësive 7 dhe 11 në kryeqytet. Veliaj tha se me investimet e mëdha, e sidomos shkollat e ndërtuara në këto dy njësi, qytetarët kanë mjaftueshëm arsye të besojnë se në 14 Maj duhet të ecin vetëm përpara, referuar sloganit të PS-së. Ai deklaroi se në Laprakë, bastionin e demokratëve ku Berisha deri dje “varte” xhaketën, PS do marrë një fitore të thellë.

“Në Njësinë 11, një njësi që konsiderohej bastion i së djathtës, Sali Berisha thoshte: ‘Kam varur xhaketën e sa të jetë xhaketa ime, Lapraka do votojë gjithmonë djathtas’. Sot Lapraka është me Partinë Socialiste, ‘Treshi’ është me Partinë Socialiste, Kodër Kamza është me Partinë Socialiste dhe Bregu i Lumit është me forcën më progresiste. Pse? Sepse hoqëm një xhaketë dhe vumë një tjetër? Jo! Ne nuk jemi nga ata që i varim shpresat te xhaketa. Ne jemi nga ata që i varim shpresat te puna. Kjo është arsyeja pse filluam duke rehabilituar Bregun e Lumit, që asnjë familje të mos përmbytet. Kjo është arsyeja pse filluam nga çerdhet, nga kopshtet, nga shkollat, punët tona të para, si në çdo familje, që të fillojmë nga më të vegjlit për të rregulluar situatën. Vetëm në Njësinë 11 kemi ndërtuar shkollën “Vaçe Zela”, “Kristo Frashëri”, “Andrea Stefani”, “Nënë Tereza” dhe “Kenedi”, se ne besojmë se vetëm arsimi, puna, mëngët e përveshura, bashkimi, na çojnë papara. Sot Njësia 11 ecën vetëm përpara. Sot Njësia 11 është e vetmja që ka kinema qyteti, kinemaja “Maks Velo”. Sot është një nga ato njësi që ka bibliotekën “Valter Gjoni”. Sot do të jetë njësia që, me parkun e ri, me terminalet e trenit dhe të autobusit, do të jetë zyrtarisht porta hyrëse e Tiranës, ku iu themi të gjithëve mirë se erdhe në Tiranë, ky është edhe qyteti yt dhe kjo është familja jonë e madhe,”- tha Veliaj.

erion veliaj fushata 2023

Sondazh

Poll