Bota

Trazia në Indi/ Shpërthejnë përleshjet etnike, u vihet flaka shtëpive e shkollave, raportohen mbi 50 viktima

Automjetet, shtëpitë, shkollat, kishat dhe pronat komerciale u dogjën nga turmat protestuese pas Marshimit të Solidaritetit Fisnor, organizuar nga Unioni i Studentëve të Gjithë Tribaleve të Manipurit, kundër kërkesës së komunitetit Meitei për t'u përfshirë në listën e fiseve të planifikuara. 

7 Maj 2023, 15:26 Nga a.l
Trazia në Indi/ Shpërthejnë përleshjet etnike, u vihet flaka
Tensione në Indi

INDI- Tensione në shtetin verilindor të Manipurit të Indisë. Mediat e huaja raportojnë se përleshje të dhunshme kanë shpërthyer midis grupeve me shumicë hindu Meitei dhe të krishterë Kuki për t'i dhënë status fisnor grupit dominues Meiti. 

Automjetet, shtëpitë, shkollat, kishat dhe pronat komerciale u dogjën nga turmat protestuese pas Marshimit të Solidaritetit Fisnor, organizuar nga Unioni i Studentëve të Gjithë Tribaleve të Manipurit, kundër kërkesës së komunitetit Meitei për t'u përfshirë në listën e fiseve të planifikuara. 

Rreth 54 persona kanë humbur jetën nga përleshja e dhunshme. Një komando paraushtarake në leje u qëllua për vdekje nga sulmues të armatosur në fshatin e tij në distriktin Churachandpur të Manipur. Pas vrasjes së policit Chonkholen Haokip, CRPF-ja udhëzoi personelin e saj me origjinë nga Manipuri dhe me leje në shtetin e tyre të origjinës që të raportonte "menjëherë" në bazën e tyre më të afërt të sigurisë me anëtarët e familjes. 

meiti

Sondazh

Poll