Bota

Dhunoi familjarët/ Kapet 29-vjeçari në Elbasan, në banesën e tij gjenden doza kokaine

Përshkallëzimi i konfliktit është parandaluar nga policia e cila ka vënë në pranga 29-vjeçarin që ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij.

7 Maj 2023, 13:39 Nga a.l

 

Dhunoi familjarët/ Kapet 29-vjeçari në Elbasan, në
Policia në Elbasan

 

ELBASAN- Një 29 vjeçar është vënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi akuzohet se ka dhunuar familjarët e tij. Policia njofton se ngjarja ka ndodhur në lagjen “28 Nëntori”. Përshkallëzimi i konfliktit është parandaluar nga policia e cila ka vënë në pranga 29-vjeçarin që ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij. Gjatë kontrollit në banesë iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë.

Parandalohet përshkallëzimi i një konflikti në familje. Vihet në pranga 29-vjeçari, të cilit gjatë kontrollit në banesë iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë. Shërbimet e Policisë, pas njoftimit se një shtetas kishte dhunuar familjarët e tij, menjëhere kanë organizuar punën dhe kanë shkuar në banesën e kësaj familjeje, në lagjen “28 Nëntori”. Falë ndërhyrjes në kohë të shërbimeve të Policisë, u bë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të konfliktit në këtë familje, duke kapur dhe ndaluar 29-vjeçarin që ushtronte dhunë ndaj familjarëve të tij. Në vijim të veprimeve, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të DVP Elbasan arrestuan në flagrancë shtetasin L. Zh., 29 vjeç, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, pasi ka ushtruar dhunë ndaj familjarëve të tij dhe gjatë kontrollit në banesë iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, thuhet në njoftimin e policisë. 

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme. 

arrestime në elbasan

Sondazh

Poll