Bota

Kurti: Ekipi menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit përfundoi misionin dhe funksionin e vet

Gjatë konferencës, Kurti theksoi se ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje për propozimin e draft statutit të Asociacionit.

7 Maj 2023, 14:03 Nga I.A
Kurti: Ekipi menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit
Albin Kurti

KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një konferencë për media ka thënë se ekipi menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe e ka përfunduar misionin dhe funksionin e tij. Kurti ka thënë se lirimi nga detyra e këtij ekipi, ka qenë vendimi më i drejtë që është marrë.

“Ekipi menaxhues e ka përfunduar edhe misionin edhe funksionon e vet, andaj ne nuk kemi më arsye ta dëgjojmë ekipin menaxhues që çka pati për të thënë e tha në Bruksel më 2 maj. Edhe lirimi nga detyra është gjëja më e natyrshme dhe më e logjikshme”, tha ai.

Gjatë konferencës, Kurti theksoi se ende nuk kanë marrë ndonjë përgjigje për propozimin e draft statutit të Asociacionit.

“Shkuam në Bruksel, e dëgjuam prezantimin e draft statutit – prezantuan vetëm thelbin e statutit, pastaj na përcjellën të plotë. Nga neni kuptohet që është dëshira e madhe për një Republikë Srpska në Kosovë, shprehim mospajtimin fondamental me këtë propozim. Unë e dhashë një propozim timin se si duhet të rregullohet nen 7 i marrëveshjes që kemi bërë. Ndërmjetësit nuk dhanë vlerësim për atë, mirëpo pala serbe nuk pranoi as ta marrë për lexim. Ne e kemi dëgjuar ekipin menaxhues, ne e kemi lexuar propozimin e tyre, ne kemi dhënë mendimin tonë mospajtues, ndërsa për propozimin tonë nuk kemi përgjigje nga ndërmjetësi”, u shpreh ai.

Kryeministri tha se për propozimin e tij është inspiruar nga modeli i Kroacisë. Kurti para mediave deklaroi se gjatë këtij muaji pritet të zhvillohet një tjetër takim me ndërmjetësit e dialogut

“Ky draftvizion që e kam prezantuar unë aty është i inspiruar nga modeli i Kroacisë për pakicat kombëtare, përkatësisht për pakicën serbe. Marrëveshjen për modelin për mbrojtjen e pakicës serbe në Kroaci e ka pranuar edhe Serbia, prandaj ne kemi konsideruar që ky është vendi që ne do të mund të marrim frymëzimin tonë. Nëse Serbia e ka pranuar këtë gjë me Kroacinë, konsiderojmë që do të duhet ta pranojë edhe me ne. Nuk jam i interesuar as t’i kontrolloj serbët, as t’ua shkelë të drejtat as atyre, asnjë minoriteti, as një qytetari të republikës. Në veçanti për nenin 7 të marrëveshjes bazë kam ofruar një draftvizion që shpresoj se do të marr një vlerësim nga ndërmjetësit evropianë”, ka deklaruar ai.

albin kurti

Sondazh

Poll