Bota

Planifikuan sulm në aeroportin rus, Moska arreston grupin ukrainas të sabotazhit

Që nga nisja e luftës në Ukrainë më 24 shkurt 2022, Moska ka akuzuar vazhdimisht Kievin për përdorimin e dronëve për të synuar energjinë, logjistikën dhe objektet ushtarake ruse.

7 Maj 2023, 14:45 Nga a.l
Planifikuan sulm në aeroportin rus, Moska arreston grupin ukrainas të
FSB

UKRAINË- Forcat ruse të sigurisë kanë parandaluar planin e inteligjencës ukrainase për të sulmuar një aeroport ushtarak në Rusinë qendrore me dronë të mbushur me eksploziv. Lajmin e ka bërë të ditur Shërbimi Federal i Sigurisë (FSB).

FSB deklaroi se objektivi i sulmit ishte një aeroplan radar A-50 në aerodromin Severnyy në rajonin e Ivanovo, rreth 700 km (435 milje) nga kufiri ukrainas. FSB theksoi se agjentët e saj e kishin penguar sulmin në bashkëpunim me ministrinë e brendshme, shkruajnë mediat e huaja. 

"Piloti i një avioni të lehtë dhe anëtarë të tjerë të atij që FSB e quajti "grup sabotazhi" u arrestuan në rajonin e Tulës pasi fluturuan nga Ukraina", thuhet në deklaratë. 

Që nga nisja e luftës në Ukrainë më 24 shkurt 2022, Moska ka akuzuar vazhdimisht Kievin për përdorimin e dronëve për të synuar energjinë, logjistikën dhe objektet ushtarake ruse.

 

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll