Bota

'Të Zhdukurit' e luftës në Kosovë, çfarë u arrit në Bruksel për fatin e tyre?

Deklarata për të pagjeturit e nënshkruar më 2 maj në Bruksel nga Kosova dhe Serbia, obligon palët të bashkëpunojnë në zbardhjen e fatit të të zhdukurve nga lufta e fundit.

7 Maj 2023, 14:16 Nga a.l
'Të Zhdukurit' e luftës në Kosovë,
Bekim Blakaj

KOSOVË- Deklarata për të pagjeturit e nënshkruar më 2 maj në Bruksel nga Kosova dhe Serbia, obligon palët të bashkëpunojnë në zbardhjen e fatit të të zhdukurve nga lufta e fundit. Një gjë e tillë është mirëpritur nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

Palët mes tjerash janë zotuar të vënë në dispozicion të gjitha dokumentet, urdhërat, video e audio incizimet e po ashtu edhe dokumentet e klasifikuara për të ndihmuar këtë proces.

Sipas Fondit dokumentet e tilla mund të shfrytëzohen edhe për nisjen e hetimeve për krime lufte. Megjithatë kjo mund të paraqesë probleme në procesin e gjurmimit të të zhdukurve.

Me anë të deklaratës së përbashkët Kosova dhe Serbia zotohen në ndriçimin e të zhdukurve gjatë luftës në periudhën 1 janar 1998 deri më 31 dhjetor 2000. 

Marrë nga Top Channel 

bekim blakaj

Sondazh

Poll