Bota

Vjosa Osmani takohet me presidentin gjerman: Diskutuam për dialogun me Serbinë

Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidentja, përmes një postimi në Twitter ku shkruan se e ka njoftuar homologun gjerman për dialogun dhe e ka falenderuar për mbështetjen e Kosovës në integrimit euroatlantik.

7 Maj 2023, 13:57 Nga a.l
Vjosa Osmani takohet me presidentin gjerman: Diskutuam për dialogun me
Vjosa Osmani

KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka zhvilluar sot një takim me presidentin gjerman, Frank-Walter Steinmeir. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidentja, përmes një postimi në Twitter ku shkruan se e ka njoftuar homologun gjerman për dialogun dhe e ka falenderuar për mbështetjen e Kosovës në integrimit euroatlantik.

E informova presidentin për dialogun dhe e falënderoi për mbështetjen e Gjermanisë për integrimet euroatlantike të Kosovës”, ka shkruar ajo. 

Liderët e Kosovës dhe Serbisë gjatë të 2 majit në Bruksel shprehën qëndrime të kundërta për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por u pajtuan për Deklaratën e të Zhdukurve nga koha e luftës. 

vjosa osmani

Sondazh

Poll