Bota

Reforma e pensioneve në Francë/ Protesta masive në Marsejë, slogani: Të jetosh, të punosh dhe të plakesh me dinjitet

Ata kërkuan nga ana e Presidentit Macron që të tërhiqet nga reforma. 

7 Maj 2023, 14:08 Nga a.l
Reforma e pensioneve në Francë/ Protesta masive në Marsejë,
Protestë në Francë

FRANCË- Disa mijëra njerëz demonstruan pasditen e së shtunës në rrugët e Marsejës, kundër reformës së pensioneve. E dyta për këtë muaj. 

 Më pak se një javë pas mobilizimit të 1 majit, disa sindikata dhe parti të majta organizuan protestën e djeshme me sloganin  "Të jetosh, të punosh dhe të plakesh me dinjitet". 

“Sot është manifestimi i gjithë zemërimit, sepse gjithçka është e lidhur, lufta mund të jetë vetëm globale”, shpjegoi Anne-Marie Meynard, 68, ish-punonjëse sociale. Për shembull, nëse do të rrisnim pagat e grave, nuk do të kishim problem financimin e pensioneve”, shtoi protestuesi.

Në një nga banderolat që mbahej në dorë nga protestuesit, shkruhej "+2 vjet: punë të vjetra. +2 gradë: të gjithë nën ujë". Një tjetër ironizoi me lajmin e ditës, kurorëzimin e mbretit Charles III. "Macron nuk është mbreti im'. 

Ata kërkuan nga ana e Presidentit Macron që të tërhiqet nga reforma. 

Ligji për reformën e pensioneve 

Presidenti Emmanuel Macron nënshkroi reformën e pensioneve në ligj vonë më 14 prill pasi Këshilli Kushtetues përfundoi shqyrtimin e tij, pavarësisht kërkesave nga sindikatat për të hequr masën që ka shkaktuar protesta prej disa javësh.  Ligji do të rrisë moshën e daljes në pension nga 62 në 64 deri në vitin 2030, duke kërkuar të paktën 43 vjet shërbim për të përfituar pension të plotë. Trazirat u intensifikuan kur kryeministrja Elisabeth Borne, pas konsultimit me Macron, vendosi të përdorë kompetenca të veçanta kushtetuese për të miratuar projektligjin pa miratimin e parlamentit në mars. Vendimi u motivua nga shqetësimet se ligjvënësit do të ishin në gjendje të pengonin reformat për shkak se qeverisë i mungonte një shumicë absolute në parlament. Ligji pritet të hyjë në fuqi më 1 shtator. 

proteste ne france

Sondazh

Poll