Bota

FOTO-LAJM/ Kurorëzimi i mbretit Charles në faqet e para të gazetave prestigjoze britanike, TITUJT me humorin anglez: E dashur, ky është një triumf

Më poshtë do të gjeni të renditura mbi 11 gazeta, të cilat në faqen e parë kanë momente të ndryshme nga ceremonia historike, ku mbreti shfaqet me Kurorën në kokë dhe spektrin e arit në duar.

7 Maj 2023, 14:59 Nga a.l
FOTO-LAJM/ Kurorëzimi i mbretit Charles në faqet e para të
Kurorëzimi i mbretit Charles III

BRITANI-  Kurorëzimi historik i mbretit Charles III dhe Mbretëreshës Camilla ka qenë kryefjala e shtypit në Britani dhe jo vetëm. Më poshtë do të gjeni të renditura mbi 11 gazeta, të cilat në faqen e parë kanë momente të ndryshme nga ceremonia historike, ku mbreti shfaqet me Kurorën në kokë dhe spektrin e arit në duar. Në disa të tjera ai shfaqet krahë mbretëreshës Camilla, shkruajnë mediat e huaja. 

Gazeta e të Dielës shkruan: “Mbreti i Botës. Një rekord shikuesish prej 300 milion njerëz panë momentin historik të Kurorëzimit”.

Ndërsa Mail on Sunday ka zgjedhur si titull:

E dashur ky është një triumf”.

“Të Lumtur dhe të Gëzuar” është titulli i Sunday Express.

Ndërsa “Në rritje deri në Lavdi” është titulli i 'The Sun on Sunday'. 

Një moment historik është shënuar në të gjithë përmbajtjen e tij tek sa Charlsi III është kurorëzuar Mbret bashkë me Kamilën Mretëreshë”, komenton faqen e parë The Sun on Sunday.

Një nga ceremonitë më të rëndësishme në botë, kurorëzimi i Mbretit Carles u mbajt mesditën e djeshme në Londër. Kjo është ceremonia e 39 e kurorëzimit në Mbretërinë e Bashkuar. Kurorëzimi i Mbretit u bë brenda kishës 900 vjeçare Westminster Abbey. Charles u kurorëzua me kurorën e Shën Eduardit, siç është bërë ndër shekuj për të kurorëzuar monarkët britanikë dhe anglezë që nga vitet 1300. 

kurorezimi i mbretit charles iii

Sondazh

Poll