Bota

'Digjet' Vietnami, regjistrohen temperatura rekord prej 44.1 gradë celsius

emperatura rekord prej 44.1 gradë Celcius u shënua të shtunën pasdite në stacionin e brendshëm Hoi Xuan në provincën veri-qendrore Thanh Hoa.

7 Maj 2023, 13:47 Nga a.l
 
'Digjet' Vietnami, regjistrohen temperatura rekord prej 44.1
Vietnam

VIETNAM- Vietnam po përjeton një rekord temperaturash të larta që arrijnë deri në 44.1 gradë Celsius (111.38 gradë Fahrenheit). Azia Jugore ka qenë nën një valë të nxehti për pjesën më të madhe të prillit, me vendet fqinje që regjistrojnë gjithashtu temperatura rekord.

Moti i Vietnamit ndryshon nga veriu në jug, por i gjithë vendi tani po hyn në muajt e tij më të nxehtë të verës. Temperatura rekord prej 44.1 gradë Celcius u shënua të shtunën pasdite në stacionin e brendshëm Hoi Xuan në provincën veri-qendrore Thanh Hoa, shkruajnë mediat e huaja. 

"Ky është një rekord shqetësues në kontekstin e ndryshimit të klimës dhe ngrohjes globale. Unë besoj se ky rekord do të përsëritet shumë herë," tha eksperti i ndryshimeve klimatike Nguyen Ngoc Huy për AFP nga kryeqyteti Hanoi. 

Shkencëtarët thonë se ngrohja globale po përkeqëson motin e pafavorshëm, me një raport të fundit nga Paneli Ndërqeveritar i OKB-së për Ndryshimet Klimatike që paralajmëron se çdo rritje e ngrohjes globale do të intensifikojë rreziqe të njëpasnjëshme. 

kurorezimi i mbretit charles iii

Sondazh

Poll