Bota

Sherr në grup në rrugët e Prizrenit/ Plagoset 1 person, shoqërohen 9 të tjerë, sekuestrohen armë zjarri dhe mjete të forta

Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje. Pritet të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje të të shoqëruarve nga policia. 

7 Maj 2023, 13:16 Nga a.l
Sherr në grup në rrugët e Prizrenit/ Plagoset 1 person,
Policia e Kosovës

KOSOVË- Një sherr mes dy grupeve është raportuar në Kosovë. Ngjarja ka ndodhur orët e para të mëngjesit të sotëm, rreth orës 01:16. 15 persona janë përleshur me njëri-tjetrin, duke përdorur mjete të forta, doreza metali dhe armë zjarri. Një person ka mbetur i plagosur ndërsa 9 të tjerë janë shoqëruar në polici. Ngjarja është raportuar nga zëdhënësi i policisë për Rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

“Me datë 07.05.2023 rreth orës 01:16, në rrugën Ekrem Rexha ka ndodhur një rrahje në mes të dy grupeve, 15 persona janë përfshirë në rrahje. Në rrahje janë përdorur mjetet e mprehta boksa metali dhe arma e zjarrit. Disa persona kanë marr lëndime, njëri nga ata ka marr lëndime nga arma e zjarrit. Një armë zjarri dhe mjetet tjera të përdorura në rast janë sekuestruar. Rasti është cilësuar si Vrasje në tentativë. 9 të dyshuar janë ndaluar në ndalim policor për 48 orë”, tha Bytyqi.

Nuk dihen ende motivet e kësaj ngjarjeje. Pritet të zbardhen detaje pas marrjes në pyetje të të shoqëruarve nga policia. 

sherr ne kosove

Sondazh

Poll