Sport

BIZNES! Interi e mori falas vitin e kaluar, tani Chelsea e kërkon për 45 milionë euro...

Zikaltrit e Milanos e morën vitin e kaluar falas Andre Onanën (27 vjeç), si zëvendësues të “veteranit” Samir Handanovic.

7 Maj 2023, 12:09 Nga DOSJA
BIZNES! Interi e mori falas vitin e kaluar, tani Chelsea e kërkon për

ITALI - Portieri kamerunas mund të largohet nga Interi për një shumë mbresëlënëse. Chelsea është favorit për transferimin e tij, vëren media britanike Telegraf, ndërkohë që dhe Interi tashmë e ka vendosur çmimin.

Londinezët do të donin të shesin Edouard Mendy dhe Onana është opsioni kryesor për ta zëvendësuar atë. Nëse duan të transferojnë portierin e Interit, ‘blutë’ e Chelsea duhet të paguajë 40 milionë paundë, që janë pak më shumë se 45 milionë euro.

Kjo do të ishte një marrëveshje mbresëlënëse për Interin, duke pasur parasysh se portieri u mor falas nga Ajax vitin e kaluar. Në Amsterdam, Onana performoi për shtatë vite dhe ishte portieri i skuadrës që bëri bujë në vitin 2019, duke arritur deri në gjysmëfinale të UEFA Champions League.

Onana bëri stërvitjen e tij të vogël në akademinë e Samuel Eto'os në Kamerun dhe në vitin 2010 ai kaloi te Barcelona, ​​ku luajti deri në vitin 2015. Ndërkohë tani 20 milionë euro është pjesa e tregut të portierit kamerunas, i cili ka ende kontratë deri në vitin 2027 me Interin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll