Sport

Urimi ‘ironizues’ i Sergio Ramosit për Real Madridin, pas fitimit të “Kupës së Mbretit”

Ish-kapiteni uron ish skuadrën e tij të Realit, të shoqëruar me një foto që mbart një episod të vitit 2011…

7 Maj 2023, 08:20 Nga DOSJA
Urimi ‘ironizues’ i Sergio Ramosit për Real Madridin, pas

SPANJE - Sergio Ramos iu bashkua urimeve në rrjetet sociale për Real Madridin për fitimin e Kupës së Mbretit dhe këtë e bëri me një ton ironik. 

Mbrojtësi tashmë lojtari i PSG-së ka uruar ish-skuadrën e tij dhe e ka shoqëruar urimin e tij me një foto me Kupën që ish-kapiteni kishte marrë në 2011.

Kjo ka një histori krejt të veçantë. Ramos teksa po festonte, trofeu i rrëshqiti nga duart dhe u thye, duke u bërë i papërdorshëm për pjesën tjetër të festës…

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll