Sport

“Ata do të pendohen. Çdo ekip do të jepte gjithçka për ta pasur Messin për 5 minuta!”

Ish-lojtari i kombëtares argjentinase, Javier Mascherano, garanton se tifozët e klubit francez do të “pendohen” për mënyrën se si e trajtuan yllin Leo Messi

7 Maj 2023, 08:39 Nga DOSJA
“Ata do të pendohen. Çdo ekip do të jepte gjithçka

ARGJENTINE - Javier Mascherano, ish-lojtari i kombëtares argjentinase, aktualisht trajner U-20 në vendin latino-amerikan, doli në mbrojtje të Lionel Messit, i cili po kalon një situatë të komplikuar këto ditë te PSG. Lojtari, i cili u pezullua pasi udhëtoi për në Arabinë Saudite pa lejen e klubit, është kritikuar ashpër nga tifozët, të cilët kanë demonstruar edhe jashtë shtëpisë së tij. 

“Është turp sepse ata (tifozat e PSG-së) nuk e kuptojnë llojin e lojtarit, që kishin fatin të kishin në skuadrën e tyre. Dhjetë vjet më parë asnjë tifoz i PSG-së nuk do ta kishte imagjinuar, se ata mund të kishin atë që konsiderohet si lojtari më i mirë në botë. Dhe në vend që të përfitonin, kaluan dy vjet duke e kritikuar”,- ka shtënë Mascherano, në një intervistë për radion D Sports 103.1 FM, në Argjentinë.

"Ata do të pendohen. Çdo ekip në botë do të jepte gjithçka për ta pasur Messin, vetëm për pesë minuta. Asnjëra palë nuk e meritonte atë përfundim. Nëse ka diçka që nuk mund ta kritikoni Messin, është profesionalizmi i tij. Është e vështirë të gjesh dikë me këtë profesionalizëm, madje duke qenë ndoshta lojtari më i mirë në histori, duke fituar dhe dëshmuar tashmë gjithçka”,- shtoi ai.

Ish-lojtari, ish-shoku i skuadrës së Messit në kombëtaren ‘albiceleste’ dhe tek Barcelona, beson se sulmuesi do të largohet nga Parisi në fund të sezonit. "Tani lëreni të shkojë atje ku ai mund të jetë i lumtur me familjen e tij. Nëse do të ishte këtu (në Argjentinë) do të ishte mirë, do të jemi siç kemi qenë në 20 vitet e fundit."

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll