Sport

Tregëti me titullin! Tifozët e Napolit shesin, si relike “copa bari” në eBay... për 700 euro

Shumë persona u larguan nga stadiumi në Udine me çanta plot copa bari dhe tani bëjnë biznes me to në internet

7 Maj 2023, 08:59 Nga DOSJA

Tregëti me titullin! Tifozët e Napolit shesin, si relike “copa

ITALI - Menjëherë pasi Napoli barazoi me Udinese, të enjten e kaluar dhe siguroi “Scudetton” në Itali, euforia e tifozëve u shtri në fushë dhe shumë u larguan nga “Dacia Arena”, në Udine, me copa bari në duar, ose qese plastike. Tani një pjesë e atij bari është në shitje në eBay për qindra euro.

Kishte një ankand që filloi me 100 euro dhe tani shkon deri në 700... Bile shitësi përmend se bari është “i ri”...

Tregëti me titullin! Tifozët e Napolit shesin, si relike “copa

Në Napoli, në “Diego Armando Maradona”, klubi e parashikoi veprimin e hajdutëve të mundshëm të barit dhe e mbuloi fushën me një copë gjigante blu gjatë lojës. Rreth 50.000 njerëz ndoqën ndeshjen kundër Udineses në ekranet gjigante të stadiumit. 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll