Sport

Elon Musk, sfidon makinat e Formulës 1 me një makinë elektrike!

Themeluesi i Tesla është në Miami për Çmimin e Madh të F1 dhe - si zakonisht - donte të vidhte vëmendjen

7 Maj 2023, 12:08 Nga DOSJA
Elon Musk, sfidon makinat e Formulës 1 me një makinë elektrike!

SHBA - Ashtu si vitin e kaluar, edhe këtë vit Grand Prix Miami “magnetizoi” disa personalitete nga bota sportive, artistike dhe e biznesit. Paraqitjet e spikatura në kualifikimet e së shtunës ishin ato të Jeff Bezos dhe Elon Musk.

Themeluesi i Tesla-s dhe tani pronar i Twitter-it nuk u kufizua vetëm në rolin e... vëzhguesit, pasi i pëlqen të hedh ide. I ftuar nga Red Bull Racing, ai foli për disa kohë me Christian Horner dhe drejtues të tjerë të skuadrës austriake. Biseda u kthye në çështjet e aerodinamikës dhe baterisë dhe - siç shkroi Musk në Twitter - ai sugjeroi një garë midis një makine thjesht elektrike dhe një makine Formula 1 me teknologji hibride.


Natyrisht, Musk nuk nënkupton makinat e Formulës E, por një që Tesla do të krijojë posaçërisht për këtë qëllim. Musk, a është ai, që e keqkupton?

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll