Sport

VD/ Liverpool gëzon në hijen e skandalit… Tifozët fishkëllyen dhe këndonin “Charles nuk është mbreti im” në ditën e kurorëzimit

Drejtuesit e Premier League kishin rekomanduar që klubet të nderojnë kurorëzimin duke kënduar himnin kombëtar përpara ndeshjeve të fundjavës.

7 Maj 2023, 11:21 Nga DOSJA

VD/ Liverpool gëzon në hijen e skandalit… Tifozët

ANGLI - Lojtarët e Liverpoolit kanë mposhtur mbrëmë me rezultati 1-0 Brentford, në ndeshjen e xhiros së 35-të të Premier League. Goli i vetëm në “Anfield” u shënua nga Mohamed Salah në minutën e 13-të pas një pasimi të Virgil van Dijk.

Me këtë rezultat Liverpool i ruajti shanset për t'u kualifikuar në Champions League  sezonin e ardhshëm, pas fitores së gjashtë radhazi. “Reds” tani renditen të pestët në tabelë me 62 pikë, një pikë më pak, por me dy ndeshje më shumë se Manchester United që është pozicionuar në vendin e katërt që të çon në garën më elitare evropiane. Pas humbjes së nëntë, Brentford është i nënti në tabelë me 50 pikë.

Mirëpo tifozët e Liverpoolit kanë fishkëllyer himnin “God Save the King”, i cili u këndua para ndeshjes me rastin e kurorëzimit të Charles III në Londër. Disa fansa hodhën  mesazhe fyese ndaj familjes mbretërore, ndërkohë që disa prej tyre mbanin mesazhet “Ai nuk është mbreti im”.

Drejtuesit e Premier League kishin rekomanduar që klubet të nderojnë kurorëzimin duke kënduar himnin kombëtar përpara ndeshjeve të fundjavës.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll