Sport

Ylli portugez në qendër të vëmendjes në Arabinë Saudite, restoranti në Riad në garë për të fotografuar Cristiano Ronaldon...

Dhe befasia vazhdoi, Cristiano Ronaldo nxori telefonin e tij nga xhepi dhe filloi të filmonte të pranishmit.

7 Maj 2023, 09:36 Nga DOSJA

Ylli portugez në qendër të vëmendjes në Arabinë

ARABIA SAUDITE - Ylli portugez Cristiano Ronaldo vazhdon të tërheq vëmendjen kryesore brenda dhe jashtë fushës në Arabinë Saudite. Ai ka një numër të madh fansash, që do të donin të bënin një fotografi me të, ose të paktën të merrnin një autograf nga një prej futbollistëve më të mirë të ditës së sotme.

Popullariteti CR7 është i madh edhe në Arabinë Saudite dhe fansat nuk i japin qetësi kur rastisin e shohin në mjedise publike jashtë fushës së futbollit. Fotoja e realizuar në një restorant është bërë hit në rrjetet sociale, ku personazhi kryesor ishte portugezi.

Në momentin kur Cristiano Ronaldo hyri në një restorant me shoqëruesit e tij, shumë të pranishëm në atë restorant në Riad, ngritën smartphonët për ta fotografuar. Dhe befasia vazhdoi, Ronaldo nxori telefonin e tij nga xhepi dhe filloi të filmonte të pranishmit.

Ylli portugez në qendër të vëmendjes në Arabinë

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll