Sport

NDODHI EDHE KJO! Kaos dhe panik në një ndeshje regbie, një dem hyn në fushë dhe sulmon lojtarët me fanela të kuqe… (video)

Skena të pabesueshme u kapën përpara fillimit të ndeshjes në Stade Guibert Brutus në Perpignan të Francë.

7 Maj 2023, 10:38 Nga DOSJA

NDODHI EDHE KJO! Kaos dhe panik në një ndeshje regbie, një dem

FRANCE - Katalanasit e Dragons zhvilluan një ndeshje kundër St Helens në Superligën e regbisë, e cila u transmetua drejtpërdrejt në Sky Sports. Vendësit fituan me rezultat 24-12, mirëpo para fillimit të ndeshjes u pa një situatë e çuditshme dhe nervozuese.

Disa dema parakaluan para turmës, por njëri arriti t’u shpëtojë kujdestarëve dhe hyri në fushë duke sulmuar lojtarët e Dragons, të cilët ishin të veshur me fanela të kuqe.

Teksa ndeshja transmetohej drejtpërdrejt, një video e ngjarjes u shfaq shpejt në rrjetet sociale. Në të, ju mund të shihni se si demi e tërheq zvarrë personin që kujdesej për të rreth fushës, dhe më pas, teksa shkëputet plotësisht dhe vrapon lirshëm nëpër fushë.

Të gjithë lojtarët e regbisë i hodhën reklamat dhe ia mbathën, por për fat kafsha u vu shpejt nën kontroll.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll