Politike

Fier/ Meta akuza qeverisë për pronat: Në Vlorë çdo dy javë ndërrohen drejtorët e Hipotekës, kryebashkiakja e Roskovecit është fytyra e vërtetë e "Rilindjes"

Meta u ndal tek problemet e pronave në Vlorë, pasi çdo dy javë ndërrohen drejtorët e Hipotekës

6 Maj 2023, 19:01 Nga m.s

Fier/ Meta akuza qeverisë për pronat: Në Vlorë çdo dy

FIER- Në një takim të mbajtur në Fier, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, është shprehur se kryebashkiakja e Roskovecit Majlinda Bufi është fytyra e vërtetë e “Rilindjes”. Meta u ndal në aktet e rënda të kryebashkiakes së Roskovecit, e cila sipas tij, kontrollonte qytetarët dhe kanoste ata qytetarë që dihej që do të votonin kundër. Kreu i Partisë së Lirisë solli në fokus edhe problemet e pronave në Vlorë, pasi çdo dy javë ndërrohen drejtorët e Hipotekës. Kjo sipas tij është e justifikuar me skandalet për vjedhje pronash.

“Sa më shumë me të lëkundurit dhe me ata që nuk mbyllin dot muajin por që nisin kërkojnë borxh që në ditën e 10 të muajit, e po i mbysin me taksa e diversione e presione. Jemi habitur besoj me aktet e rënda të publikuara për kryebashkiaken e Reskovecit. Ajo është fytyra e vërtetë e Rilindjes. Nuk ka asnjë qytetare e njerëzore, është fytyra e atyre që u thonë me kë duhet ose jo të pini kafe. Ku kontrollojnë çdo emërim deri tek emërimi i sanitares, kanosin qytetarët që dihet që do votojnë kundër.

Kam një pyetje për qytetarët: Mund të vijohet kështu? Është një turp i madh, ajo është fytyra e Rilindjes e Ramës. I keni parë posterat në 61 bashki? Ku kandidon? 61 persona i quan gomerë, kur i dalin nga presioni i çon në SPAK e u hap ndjekje. 11 vjet kryeministër, Fieri me vijë bregdetare sa Sllovenia nuk ka një investim në fushën e turizmit. Ka monopolizuar turizmin. Shqipëria nuk i ka kthyer akoma pronat komuniteteve fetare, se këta kur nuk kanë frikë nga i madhërishmi lartë. Imagjinoni se çfarë bëjnë këta me pronat e qytetarëve. Ju e dini se ç’ka ndodhur në Vlorë, atje çdo dy javë është ndërruar ndonjë drejtor i Hipotekave. Pse? Sepse vetëm ndodhin skandale, mbivendosje pronash, vjedhje pronash.

Ju e dini shumë mirë sa mbështetet bujqësia në Shqipëri. Mbështetja jonë për bujkun është 4 herë më pak. Kjo situatë duhet të ndryshojë menjëherë. E morët vesh rezultatin e Ramaformës, armiku i qytetarëve shqiptarë. 24 vite duhet që një qytetar të hapë dhe të mbyllë një çështje. Shikoni se çfarë ndodh me arbitrazhet ndërkombëtare, humbje të tmerrshme. Kosova i fiton arbitrazhet ndërkombëtare, sepse është një qeveri në anën e ligjit”.

Meta tha se qytetarët janë të lodhur, ndaj ka ardhur koha e ndryshimit. Sipas tij, kreu i qeverisë ka kapur drejtësinë dhe se qytetarët do jenë vigjilentë në zgjedhjet e 14 majit.

“Kështu nuk vazhdohet më, ndaj mesazhi i ndryshimit duhet të jetë përballë çdo presioni që bën Rama dhe Ramoviçët e tjerë vërdallë, që po rrisin zemërimin e qytetarëve. Këtë frymë ka përcjellë poshtë dhe gjithë shokët i ka nëpër burgje, ku do të përfundojë edhe vetë. Kjo ka ndodhur në drejtësinë që e kontrollon ky, aq i madh është zullumi. Edhe 6 ditë dhe Shqipëria do të japë mesazh se ky është një popull që lufton për lirinë e tij. Këtë do ta tregojë duke shkuar në 14 maj të marrë pjesë në zgjedhje. A e dëgjuat dje çfarë tha në Sarandë, pasi e kishte mbushur me autobuza nga Gjirokastra e Tepelena, pasi Saranda e ka braktisur me kohë, që kur çoi një nga Durrësi atje që nuk e njihte askush.

Kur shikojnë që kandidati i opozitës i dalë nga primaret dhe panë ngritjen e tij të jashtëzakonshme dhe panë se i vetmi rivalitet ekzistonte mes kandidatit tonë dhe kandidatit të pavarur. Nga njëra anë e kërcënonte kandidatin e pavarur socialist dhe nga një anë e lajkatonte. Rilindja kur s’ta ka nevojën, të shtyp me këmbë dhe ta bën edhe me kënaqësi atë shtypje me këmbë. Tani ka ardhur koha e ndryshimit të madh”, përfundoi Meta. /Dosja.al

 

ilir meta fier fushata zgjedhore

Sondazh

Poll