Politike

Rama e nis me batuta takimin në Himarë: Ju e dini që unë mezi pres që të zhvishem! Ata e bënë këtë vend si Bathorja

Takimin e radhës po e zhvillon në Himarë.

6 Maj 2023, 16:25 Nga F.M
Rama e nis me batuta takimin në Himarë: Ju e dini që unë
Edi Rama

HIMARË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur me batuta takimin në Himarë. Edhe pse një mot relativisht të nxehtë, Rama kishte zgjedhur të vishte një këmishë me krahë të gjata e me ngjyrë të zezë. Me humor ai tha se mezi pret të zhvishet, por vijoi me kritikat për Opozitën, duke shtuar se në kohën që qeverisnin, Himarën e kishin kthyer në Bathore.

“Kemi këtë diell na bën që të zhvishemi, ju e dini që unë mezi pres që të zhvishem. Këtu në Himarë kemi bërë atë që nuk është bërë që nga koha e gjyshërve tanë. Këtu ndërtuam fshatrat që të gjithë ne dhe vijmë. Kjo është një nga zonat jo vetëm me bukurinë e shquar të traditës shqiptare, por me tipare që janë shumë të veçanta duke filluar nga kokëfortësia që e kemi vërtetë dhuratë sepse me atë kokëfortësi mund të ecim vetëm përpara mos të bëjmë kurrë më mbrapa. Dhe që atëherë kur gjyshërit e stërgjyshërit tanë ndërtuan fshatrat këtu nuk u bë më asgjë. Shumë erdhën për të ndërtuar por pak erdhën për të shijuar. Kur ne morëm detyrën kudo ku ishte vënë dorë ishin ngatërruar, me pronarë, me pseudopronarë. Kur isha kryertar opozite thoja pse Himarën e bënë si Bathore. Edhe kjo vija bregdetare që jemi ne këtu, nuk ekzistonte në atë kohë,”- tha Rama.

edi rama fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll