Politike

Lum fyerjesh! Rama i 'lëshohet' Fredi Belerit: Copë injoranti, analfabet në greqisht e dru në shqip! Flet Broçkulla

Kreu i qeverisë tha se është shumë i revoltuar që Beleri, të cilin e konsideroi dhe 'sqepar', përdor lidhjet e tij me Greqinë për të shpërndarë histori të sajuara.

6 Maj 2023, 16:30 Nga F.M
Lum fyerjesh! Rama i 'lëshohet' Fredi Belerit: Copë
Edi Rama

HIMARË- Kryeministri Edi Rama nuk është përmbajtur në fyerjet që ka përdorur kundrejt kandidatin të Opozitës për Bashkinë Himarë, Fredi Beleri. I nodhur në një takim me qytetarët në Himarë, Rama e ka quajtur Belerin një 'dru', 'gdhë' dhe 'analfabet'. Sipas kryeministrit, i zgjedhuri nga koalicioni 'Bashkë Fitojmë' nuk di të flasë as shqip dhe as greqisht. Kreu i qeverisë tha se është shumë i revoltuar që Beleri, të cilin e konsideroi dhe 'sqepar', përdor lidhjet e tij me Greqinë për të shpërndarë histori të sajuara.

Pjesë nga fjala e Ramës:

Sot biem të gjithë dakort që ne kemi bërë për Himarën, për të gjitha këto zona, atë që s'është bërë kurrë e kurrës, jo më më shumë se ata që kanë kurajon të mendojnë se mund të kthehen këtu përmes një maske që kanë vënë që del në rrugë dhe flet broçkulla. Se është dhe një kokërr injoranti që s'e ka shokun, por thotë dhe se Edi Rama e ka shitur Himarën sepse është marrë vesh me Qiriakon e ku di unë ca gjëra të tjera. E kuptoni se ku ka ardhur puna, të shkosh të vesh një kryq atje më 14 maj që 'Bashkë Fitojmë' me Like Floririn dhe me Saliken, se është dhe ai që vjen vërdallë. Çfarë do kërkojnë himariotët nga unë pastaj? Investime me kë? Me këtë sqeparin analfabet që ju kërkon vota juve. Ai është analfabet në greqisht se në shqip është dru. Jam shumë i acaruar me mënyrën se si kërkon të përdorë lidhjet në Greqi. Lidhje në Greqi, Turqi e ku të doni ju, i kam vetë. Unë s'do të flas greqisht, di efkaristo, parakalo, mono mbrosta dhe piso vetëm me pisat. Kështu që ju lutem shumë ju them të tërëve, realisht. Këtu në Himarë nuk janë ndarë ndonjëherë njerëzit as kur në Tiranë kishte një mbret, e dini mirë ju historinë. Ata që ndjehen të djathtë, me demek, do të votojnë një gdhë. Si do të marrin një gdhë këtu. Në greqisht analfabet, në shqip dru. Çohu një çik ti aty. Ti djali i ri, hiqi gjyslykët, çohu foli. Si je thuaj. S'përgjigjet. Tikanis thuaj, s'përgjigjet. Ja, atë do votoni? E doni kryetar bashkie drurin? Priteni e ngrohuni në dimër, siç thoshte mamaja ime. Do më kërkoni mua të bashkëpunoj me të? 

edi rama fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll