Politike

VIDEO/ Rama thirrje himariotëve: Nëse s’doni t’ju ikin pronat për lesh, na votoni ne

Rama tha se himariotët do të gjejnë zgjidhjen e pronave tek PS-ja. 

6 Maj 2023, 18:38 Nga F.M
VIDEO/ Rama thirrje himariotëve: Nëse s’doni t’ju ikin
Edi Rama

HIMARË- Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje qytetarëve të Himarës që të votojnë kandidatin e Partisë Socialiste për Bashkinë e Himarës. I pranishëm në Himarë, Rama tha se himariotët do të gjejnë zgjidhjen e pronave tek PS-ja. 

Pjesë nga deklarata e Ramës:

Një mundësi keni ju nëse nuk doni t’ju ikin pronat për lesh, mua, PS dhe këtë këtu. Nuk keni tjetër. Se nuk jua solla unë njerëzit nga fundi i botës të vijnë këtu dhe të bëhen pronarë. Nuk jua kam sjellë unë që të dalin me letra dhe të marrin toka. E kanë parë për herë të parë Himarën kur morën pushtetin në Himarë. Det nuk e di a kanë parë me sy këta, por kanë ardhur dhe kanë marrë pronat. Unë ju kam thënë këtu që ditën e parë që kam ardhur që do jua zgjidh çështjen e pronave dhe e kam mbajt fjalën. Mund të thoja dhe unë që janë ato tokat atje në Vuno. Por s’dua unë, asnjë centimetër tokë.

edi rama fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll