6 Maj 2023, 18:23
Nga F.M
Edi Rama
HIMARË- Kryeministri Edi Rama nuk i ka ndalur ofendimet kundrejt kandidatit të Opozitës për Bashkinë Himarë. I ndodhur në Himarë, teksa fliste përballë mbështetësve të tij, Rama tha se Fredi Beleri nuk është as për pozicionin e një rojeje dyqani, sepse sipas kreut të qeverisë, do të falimentonte biznesin. Më pas, vijoi duke thënë se Beleri mund të trembte dhe turistët kur ta shikonin, apo edhe fëmijët e tyre.
Pjesë nga fjala e Ramës:
A jeni në vete apo s'jeni në vete? Më gdhëja, në greqisht analfabet, në shqip dru. Edhe thotë përfaqësoj Greqinë. Ai përfaqëson Platonin, Aristotelin? Aman, o Zot. Jorgo apo Gjegji, Gjergji apo Jorgo, nuk është i rënë nga qielli, nuk i ka bërë të gjitha mirë. Mos kujtoni se po ju them që është i rënë nga qielli. Por, tani që ia prisha gjumin këtij, doni të votoni atë tjetrin? Nuk fle më ky. E keni parë Himarën dhe Dhërmiun? Janë xixë. Imagjino t'ia nxirrni turistëve në fotografi, kryetari i bashkisë ai. Me çfarë të vijnë ata, me roje? Apo të vijnë pa kalamajtë? Se thonë mos na ha kalamajtë ky. Roje te banka jo, se bankën e merr ai, por as roje te Vodafone nuk e marr sepse tremb klientët, falimenton Vodafonen ai. E di që po më dëgjon, e di. Merri përktheji tani këto dhe çoji në Greqi e ankohu. Ankohu dhe thuaj ja si diskriminon Edi Rama. Në fakt, e kundërta është e vërtetë, jemi të vonuar por historia e pronave ka marrë drejtimin e himariotëve, të gjithë, pa paragjykim. Ky tipi ishte në grup pune dhe ky u thoshte atyre, kemi folur me gjithë komunitetin e himariotëve që janë me prejardhje këtu dhe janë pjesë e komunitetit grek në Amerikë, kemi folur me ta dhe u thoshte po u zgjidh puna e pronave ne nuk e fitojmë Bashkinë. Nuk e do ky historinë e zgjidhjes së pronave, ndërkohë që ajo histori është zgjidhur tani.
edi rama fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023
Politike
6 Maj 2023, 17:57
F.M
Shyqyri Myrtollari
DURRËS- Kryetari i FRPD Dega Durrës ka deklaruar se të rinjtë janë kërcënuar nga bandat e Durrës...
Politike
6 Maj 2023, 17:03
F.M
Edi Rama
HIMARË- Kryeministri Edi Rama ka bërë që një prej mbështetësve të tij të flasë me me një pe...
Politike
6 Maj 2023, 16:52
F.M
Edi Rama
HIMARË- Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur të 'përqeshë' kandidatin e Opozitës në Himarë, Fredi Beleri. Për...
Politike
6 Maj 2023, 16:30
F.M
Edi Rama
HIMARË- Kryeministri Edi Rama nuk është përmbajtur në fyerjet që ka përdorur kundrejt kandidatin të Opozit...
Politike
6 Maj 2023, 16:25
F.M
Edi Rama
HIMARË- Kryeministri Edi Rama e ka nisur me batuta takimin në Himarë. Edhe pse një mot relativisht të nxehtë, Rama k...
Politike
6 Maj 2023, 15:58
F.M
Sali Berisha
HAS- Kryedemokrati Sali Berisha ka deklaruar se do ta përmbyllë fushatën e tij për zgjedhjet lokale të 14 majit, n&eu...
Politike
6 Maj 2023, 15:55
F.M
Sali Berisha
HAS- Kryedemokrati Sali Berisha i është drejtuar kryeministrit Edi Rama të cilit i ka thënë të mos 'luajë' ...
Politike
6 Maj 2023, 15:12
A.B
Ilir Meta
TIRANË- Kreu i Partisë së Lirisë, llir Meta uroi ditën e sotme anëtarin më të ri të Këshillit B...
Politike
6 Maj 2023, 14:03
A.B
Majlinda Bufi
TIRANË-Kryetarja e Bashkisë Roskovec, Majlinda Bufi është regjistruar sërish duke kërcënuar një qytet...
Politike
6 Maj 2023, 13:29
A.B
Ilirjan Celibashi
TIRANË- Komisioneri i KQZ-së, Ilirjan Celibashi shqyrtoi sot kërkesën e deputetit të Partisë Demokratike En...