Politike

VIDEO/ Qytetari i 'prish' fushatën në Himarë: Firmat na marrin tokat! Rama 'nxehet': Mos më ndërhy tani, ato janë marrëveshje mes njerëzve

Kryeministri tha se nuk ndërhynte në ato çështje pasi ishin marrëveshje mes palëve. 

6 Maj 2023, 18:40 Nga F.M
VIDEO/ Qytetari i 'prish' fushatën në Himarë: Firmat na
Edi Rama

HIMARË- Kryeministri Edi Rama është 'përplasur' me një qytetar gjatë vizitës që pati në Himarë. Ai fliste për pronat, por në një çast, qytetari kërkoi llogari, teksa shtoi se shumë firma (kompani) u marrin tokat. Kryeministri tha se nuk ndërhynte në ato çështje pasi ishin marrëveshje mes palëve. 

Pjesë nga biseda:

Edi Rama:  Mund të thoja dhe unë që janë ato tokat atje në Vuno. Por s’dua unë, asnjë centimetër tokë.

Qytetari: Po firmat që marrin

Çfarë thua mo?

Firmat që marrin tokat

Vëllai im ato janë marrëveshje

S'ka fare asnjë marrëveshje

Mos më ndërhy tani, ato janë marrëveshje që marrin njerëzit. Unë di letrat e shtetit, unë di historinë e pronave që është zgjidhur dhe prandaj duhet të jepni votën. Jeni në vete apo jo.

edi rama fushata 2023 zgjedhjet lokale 14 maj 2023 zgjedhjet vendore 14 maj 2023

Sondazh

Poll