Art&Argëtim

Keni dëgjuar ndonjëherë për kopshtet zoologjike njerëzore?

2 Tetor 2019, 09:56 Nga DOSJA

BELGJIKË – Në vitet 1958 në Belgjikë, u krijuan për herë të parë kopshtet zoologjike njerëzore, të quajtura ndryshe edhe ekspozime etnologjike.

Këto kopshte zoologjike, tregonin njerëz të ndryshëm, zakonisht të rracës së zezë, se si jetonin në gjendjen e tyre primitive dhe natyrale.

Me qindra njerëz në ditë i vizitonin këto ekspozita, për të parë ndryshimet kulturore të njerzëve të perëndimit, dhe atyre që ishin jo europianë ose më primitivë,  ndryshimet genetike midis rracave europiane dhe atyre afrikane.

Gjermania ndoqi shembullin e Belgjikës, pasi në 1870 ajo hapi kopështin e saj zoologjik njerëzor, ideja e gjermanisë ishte të edukonte masën mbi kulturën njerëzore.

Ironike t’a mendosh, se mbajtja në kafaz dhe në ‘muze’ e një qënieje njerëzore, do të shërbente si edukim kulturor i një njeriu tjetër.

Nëse njerëzit që rrinin në kopshtet zoologjike, të cilët ishin të ardhur nga vende të largëta, nëse ata vendosnin të iknin nga kopështi, atyre nuk i njihej më asnjë e drejtë, ata nuk lejoheshin të gjenin punë, dhe askush nuk lejohej t’i mbante ata në shtëpi, pra praktikisht ata nëse largoheshin nga kopështi, nuk kishin asnjë shans për të mbijetuar.

Kopshtet zoologjike njerëzore, vazhduan të qëndronin dhe të ishin një biznes i fuqishëm i këtyre vendeve, deri në vitet 1940, ku u quajten si të padenja për trajtimin e qënieve njerëzore, dhe ku u pa se ato binin ndesh me çdo të drejtë bazike të njerëzimit.

Burimi: The Guardian

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim cudira nga bota kopshtet zoologjike njerezore kuriozitete cudira nga bota kopshtet zoologjike njerezore kuriozitete

Sondazh

Poll