Art&Argëtim

Bëri bujë me ikjen nga “Portokallia”, Delinda Disha merr dhe burrin me vete në Klan, ja roli që do ketë (FOTO)

2 Tetor 2019, 09:19 Nga DOSJA
Bëri bujë me ikjen nga “Portokallia”, Delinda Disha merr

TIRANË– Pasi aktorja Delinda Disha u largua nga Portokallia, vërshuan një serë replikash, kryesisht, deklarata më e bujshme ishte ajo e Salsano Rrapit, i cili tha se aktorja “iku fshehurazi nga programi”.

Në përgjigje të kësaj deklarate Delinda, sqaroi se i ka mbaruar kontrata dhe nuk ka dashur ta rinovojë, ndërsa ironizoi Salsanon, duke thënë se është barrë e rëndë të bësh zëdhënësin e ‘Top-it’.

Së fundmi Delinda sqaroi tashmë është pozicionuar në Tv Klan, ku do të jetë pjesë e spektaklit Klanifornia”, i cili pritet të fillojë së shpejti.

 

Por me sa duket Delinda nuk do të jetë e vetme në Klan. Përmes një postimi së fundmi ajo ka zbuluar se bashkëshorti i saj do të jetë kostumografi i “Klanifornia”. Kësisoj ata do të punojnë bashkë në të njëjtat ambiente. “Shihemi në Klanifornia. Super kostume”, shkruan aktorja krahas fotos.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz delinda disha eldo disha klanifornia delinda disha eldo disha klanifornia

Sondazh

Poll