Art&Argëtim

Kylie Jenner dhe Travis Scot në prag të divorcit, kujdestaria e Storm-it do të jetë 50 me 50

2 Tetor 2019, 09:31 Nga DOSJA
Kylie Jenner dhe Travis Scot në prag të divorcit, kujdestaria e

Los Anxhelos – Kylie Jenner 22 vjeç dhe 28-vjeçari Travis Scott kanë deklaruar zyrtarisht ndarjen e tyre, dhe janë në prag të finalizimit të divorcit.

Rreperi amerikan u shpreh se gjatë lidhjes me bilioneren ata janë ndarë dhe janë pajtuar sërisht disa herë, ky nuk duket se është  një nga ato rastet.

Çifti nuk ka marrë asnjë avokat gjatë bërjes së divorcit, dhe duket se kanë vendosur ti bëjnë gjërat me konsensus dhe në mënyrë të qetë.

Ndërkohë që Kylie dhe pse nuk ka zgjedhur të flasë shumë për mediat, ajo tha gjatë një interviste se të dy ata u munduan shumë që t’a rregullonin lidhjen e tyre, dhe t’a bënin atë të funksiononte, por momentalisht është më mirë që secili të vazhdojë në rrugën e tij.

Burimet e afërta me Kylien, tregojnë se rreperi është kthyer të jetojë në vilën e tij lukzoze në Hollivud, dhe ka marrë të tëra rrobat e tij nga shtëpia ku jetonte me Kylie, pavarsisht divorcit ata thonë se mes çiftit nuk ka mbaruar ende çdo gjë, dhe se mbase do të ketë një rikthim.

Gjykata nërkohë ka vendosur që kujdestaria e vajzës së tyre, të jetë e barabartë nga të dy prindërit, 50/50, dhe Kylie po ashtu dhe Travis kanë qënë të dy dakort me këtë fakt.

Burimi: Daily Mail

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz divorci i kylie jenner kylie jenner travis scott divorci i kylie jenner kylie jenner travis scott

Sondazh

Poll