Art&Argëtim

Përgatituni të gjeni shkrime paralajmëruese, mbi cigaret që konsumoni

2 Tetor 2019, 09:16 Nga DOSJA

AUSTRALI – Një risi vjen nga ekspertët e shëndetit në Australi. Duke qenë se numri i duhan pirësve po rritet dita ditës, dhe një pjesë e madhe e tyre janë adoleshentë të cilët si kanë bërë ende 20 vjeç, studiuesit, psikologët dhe ekspertët e shëndetit fizik në Australi, kanë vendosur të krijojnë një masë tjetër parandaluese.

Figurat e ngjitura në paketat e cigareve, të njerzëve duke vdekur, apo me kancer, e kanë humbur impaktin e tyre dhe duhan pirsëve thjesht nuk u bëjnë më përshtypje.

Ndaj hapi i rradhës janë shkrimet paralajmëruese të vendosura në secilën prej cigareve që përmban paketa.

Ekspertët shprehen se rritja e cilësisë, dhe volumi i informacionit që ndodhet, është bazike për parandalimin e pirjes së cigareve nga adoleshentët dhe fëmijët, të cilët janë dhe shënjestra kryesore e kompanive të cigareve, ai tha gjithashtu se dhe p ata që kanë vitë që e konsumojnë cigaren, të paktën duhet të dinë rrezikun në të cilën ndodhen.

Shkrimet që do të vihen në çdo cigare do të jenë të ndryshme dhe do të përfshinë edhe koston financiare që një njeri shpenzon për blerjen e cigareve.

Në to do të shkruhen gjëra të tilla  si: ‘ Cigarja ju zverdh dhëmbët.’ apo ‘ Ju shpenzoni rreth 11 mijë dollarë në vit për cigare’ dhe gjëra të ngjashme.

Ekspertët nuk presin që ky projekt të bëjë mrekullira dhe njerëzit ta lënë konsumin e cigareve, por janë të bindur se të paktën disa prej tyre do të heqin dorë.

Burimi: Daily Mail

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim australi duhanpiresit projekti i ri australi duhanpiresit projekti i ri

Sondazh

Poll