Art&Argëtim

Sokol Balla i zuri vendin, Rudina Xhunga merr vendimin për emisionin e saj

2 Tetor 2019, 09:59 Nga DOSJA
Sokol Balla i zuri vendin, Rudina Xhunga merr vendimin për emisionin e saj

TIRANË Rudina Xhunga e ftuar në emisionin e pasdites me Rudina Magjistarin ka folur dhe për zhvillimet më të fundit në karrierën e saj. E pyetur se çfarë do të ndodhë me të, tashmë që kohën televizive ja ka marrën Sokol Balla, Rudina Xhunga ka shprehur dëshirën për të mos lëvizur nga “News 24”.

“Do doja të mos ndryshoja, nuk e pëlqej shumë ndryshimin. Gjëja që pëlqej më shumë tek vetja është zhvillimi i asaj që bëj. Përmirëso veten, gjënë që bën, por mos ndrysho shpesh sepse hapësira e njëjta është. Tashmë njerëzit identifikojnë personazhet se sa emisionet”,- është shprehur Rudina Xhunga në emision.

Me sa duket gazetarja ende është në diskutime, për të vendosur se çfarë do të ndodhë me emisionin dhe kohën e saj televizive, pas ndryshimeve të mëdha që ndodhën në televizionin “News 24”.

(R.L/Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

showbiz showbiz moderatoret news 24 rudina xhunga sokol balla moderatoret news 24 rudina xhunga sokol balla

Sondazh

Poll