Art&Argëtim

E kalonin shtizën nga syri në tru, metodat më të dhimbshme të mjekësisë gjatë viteve 1800-1900(Foto)

2 Tetor 2019, 08:23 Nga DOSJA

ANGLI- Disa dekada më parë, mjekët nuk kishin asnjë të dhënë për dezinfektimin dhe ata përdornin  metoda të çuditshme, ata përdornin rrjedhjen e gjakut, si ilaç për të gjitha sëmundjet.

Në rastet kur pacienti vuante nga çrregullime të të folurit siç është përshembull belbëzimi, mjekët e asaj kohe përdornin prerjen e gjuhës si zgjidhje të problemit.

Përsa i përket sëmundjeve të ndryshme mendore, mjekët përdornin proçedurën e lobotomisë, e cila praktikisht është futja e një shtize të hollë dhe të gjatë metalike, nga syri në drejtim të disa pjesëve në tru.

Në ditët e sotme, lobotomia konsiderohet si një nga dështimet më të qarta të mjeksisë psikologjike, por në kohët e atëhershme ajo është përdorur pothuajse në çdo rast të sëmundjeve mendore.

Terapia me elektroshok, gjithashtu ishte një nga terapitë e cila konsiderohej më efikase, ajo kuronte njerëzit me skizofreni, apo sëmundje të rënda mendore.

Kirurgët e famshëm ortopedë si Lewis Sayre (personazhi ne foto ), kanë kryer shumë operacione me rezultate vdekjeprurëse.

Burimi:Harvard

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

argetim argetim cudira mjekesore mjekesia brutale cudira mjekesore mjekesia brutale

Sondazh

Poll