Art&Argëtim

Shkencëtarët në Japoni krijojnë gjakun artificial, i cili i përshtatet çdo lloj grupi

2 Tetor 2019, 09:00 Nga DOSJA
Shkencëtarët në Japoni krijojnë gjakun artificial, i cili i

JAPONI –  Shkencëtarët në qëndrën e kërkimeve dhe eksperimenteve në Japoni, kanë mundur të krijojnë gjakun e parë artificial në historinë e njerëzimit.

Gjaku artificial ka të njëjtën përbërje si gjaku normal i njeriut, ai është i përbërë me qelizat e kuqe, të cilat mbajnë oksigjen, si dhe trombocitet, të cilat shkaktojnë mpiksjen e gjakut në raste plagësh apo të çarash.

Eksperimente të shumta janë bërë më kafshë të ndryshme, midis të cilëve edhe 10 lepuj, që kishin humbje të madhe gjaku.

Pas trajtimit me gjakun e ri artificial, 6 prej lepujve arritën të shpëtonin.

Ekspertët thanë se gjaku artifical ka kryer të njëjtin rol, dhe ka funksionuar njësoj në trupin e kafshëve, si të ishte gjak i vërtetë.

Kjo shpikje e re, mund të shpëtojë miliona jetë njerëzish, të cilët kanë nevojë për transfuzion gjaku, apo njerëzit të gjetur në aksidente të cilët kanë pak minuta jetë kohë, dhe  ambulancat nuk kanë gjak mjaftueshëm për t’i shpëtuar ata.

Gjithashtu gjaku artificial, është një zgjidhje e problemit edhe për njerëzit me grupin e gjakut 0-negativ, i njohur ndryshe dhe si grupi universal pasi mund t’i japi gjak të tërë grupeve të tjera, por mund të marri gjak vetëm prej të njejtit grup, pra 0-negativ, që është dhe grupi më i rrallë i gjakut.

Gjaku artificial është gjithashtu universal, pra ai funksionon për çdo lloj grupi gjaku, edhe për ate 0-negativ.

Rastet kur mjekët kanë ngatërruar grupin e gjakut, duke i futur në trup pacientit një gjak i cili nuk është grupi i tij, mund të çojnë në situata vdekje prurëse, por me shpikjen e re kjo nuk është më diçka që mund të ndodhi.

Burimi:Daily Mail

E.C/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

kuriozitete kuriozitete e ardhmja e mjekesise gjaku artificial shpikje e re mjekesore e ardhmja e mjekesise gjaku artificial shpikje e re mjekesore

Sondazh

Poll