Bota

Takimi me Vuçiç/ Krasniqi reagon pas miratimit të deklaratës për 'Personat e Zhdukur': Kurti e inkriminoi Kosovën n ë Bruksel

Gjithashtu Krasniqi theksoi se problemi themelor i Deklaratës është fakti se e barazon palën kosovare dhe atë serbe në konflikt.

4 Maj 2023, 21:24 Nga a.l
Takimi me Vuçiç/ Krasniqi reagon pas miratimit të
Memli Krasniqi

KOSOVË- Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi ka folur për Deklaratën për Personat e Zhdukur, për të cilën Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç ranë dakrod më 2 maj në Bruksel. Krasniqi e cilësoi si shumë problematike periudhën kohore nga e cila mbulohet nga kjo Deklaratë.

“Këtu janë dy probleme të mëdha, e para nuk e kuptoj logjikën e kryeministrit që po e përsëritë në dy raste që ‘personat e zhdukur brenda periudhës kohore 1 janar 98 dhe 31 dhjetor 2000’, një vit e gjysmë pas luftës, çfarë inkriminimi i bën Kosovës dhe shqiptarëve ky njeri? Kjo është logjikë anti-historike të cilën nuk ka mundësi ta arsyetoj, sepse lufta ka përfunduar në Kosovë”, tha Krasniqi në Klan Kosova.

Gjithashtu Krasniqi theksoi se problemi themelor i Deklaratës është fakti se e barazon palën kosovare dhe atë serbe në konflikt. 

Liderët e Kosovës dhe Serbisë gjatë takimit të djeshëm në Bruksel shprehën qëndrime të kundërta për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por u pajtuan për Deklaratën e të Zhdukurve nga koha e luftës.

memli krasniqi

Sondazh

Poll